FOTO/Naomi Campbell mbulohet nga koka tek këmbët në avion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Naomi Campbell nuk dëshiron të rrezikojë as edhe 1% teksa ka postuar foto në rrjetet sociale, teksa akomodohet në vendin e saj në avion, e veshur e gjitha me veshje mbrojtëse, nga koka tek këmbët, me doreza, maskë, syze dhe kokë, ndërsa sipër është vendosur masa ekstra e plastikës, për të shmangur çdo mundësi kontaminimi.

Supermodelja, e cila këtë të premte feston 50 vjetorin e saj, ka shpërndarë vetë në Instagram, foton për 9.1 milionë ndjekësit e saj ku shkruan: “Në lëvizje”, duke dhënë mesazhet se pavarësisht lehtësimit të masave në shumë vende të botës, pandemia ende qarkullon dhe mund të prekë e të vrasë këdo, nëse masat vetjake mungojnë. Ikona e modës dhe e stilit thotë se nuk është aspak turp të ruash veten në këto ditë të vështirë dhe sipas saj, kjo është mënyra më e mirë për të udhëtuar.

Madje më herët, që në korrik të vitit 2019, modelja britanike tregoi se prej 15 vitesh ajo i pastron gjithnjë me dezinfektantë sendiljet në avion dhe gjatë udhëtimit mbante të vendosura edhe doreza. Ndaj për fansat, nuk ishte aspak e jashtëzakonshme veshja e saj gjatë fluturimit këtë fundjavë. “Fluturoni të sigurt” është këshilla e 50-vjecares./Fjala.al/

Të fundit

Robbie Williams barazoi rekordin e Beatles me 15 albume nr. 1 në Mbretërinë e Bashkuar

Robbie Williams ka barazuar rekordin e The Beatles për shumicën e albumeve në vendin e parë në tabelën e...

Kolumbia dërgon avionë të forcave ajrore për të marrë emigrantët e dëbuar nga SHBA

Një avion i Forcave Ajrore Kolumbiane u nis sot nga San Diego me 110 imigrantë kolumbianë të dëbuar. Një avion i dytë u nis...

Studimi/ Prindërit kanë gjithmonë një fëmijë të preferuar!

Një studim i botuar në Psychological Bulletin i jep fund dyshimit shekullor që mundon fëmijët në të gjithë botën: a kanë babi dhe mami një fëmijë të...

A do të na godasë vërtetë një asteroid në vitin 2032?

Asteroidi 2024 YR4 , i zbuluar vitin e kaluar, u klasifikua si niveli 3 në shkallën e Torinos , sistemi që mat rrezikun e...

Përse nuk mund të bëjmë ende telefonata gjatë kohës që udhëtojmë me avion?

Më 24 nëntor 2022, Komisioni Evropian i dha dritën jeshile përdorimit të pajisjeve me lidhje 5G në fluturimet e planifikuara. Ditët e modalitetit të aeroplanit dukej se...

Lajme të tjera

Web TV