Aleanca për Teatrin letër Yuri Kim: Kërkojmë hetim ndërkombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak orë para fillimit të protestës, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka dërguar një letër ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim, ku i kërkonë mes të tjerash një përfaqësues për monitorimin e protestës.

Ndër të tjera në letrën dërguar Kim, Aleanca i kërkon një hetim ndërkombëtar për çështjen e Teatrit të cilin ata e konsiderojnë si krim kundër njerëzve dhe trashëgimisë kulturore.

Letra e plotë:

Shkëlqësia Juaj,

Në vijim të zhvillimeve të 17 majit 2020, dëshirojmë t’ju bëjmë të ditur se sot, në orën 4:30 në organizojmë një protestë në bulevard – zona pranë pedonales.

Kemi njoftuar Policinë lidhur me protestën e sotme e cila është e fokusuar në nevojën për zbardhje të plotë të mënyrës se si Teatri Kombëtar u shemb, se si Policia sulmoi mbrojtësit e Teatrit dhe nëse shembja me fadroma nisi që gjatë kohës kur ende shumë njerëz ishin brenda në ndërtesë. Ne kemi shumë aktivistë që e dëshmuan këtë dje.

Kërkojmë hetim ndërkombëtar mbi këtë çështje të rëndësishme dhe të rëndë të cilën e konsiderojmë si krim kundër njerëzve dhe trashëgimisë kulturore. Ne kemi kërkuar nga Europa Nostra, organizata më e rëndësishme europiane që i kushtohet trashëgimisë kulturore europiane dhe e cila e ka përfshirë Teatrin Kombëtar në programin “7 vendndodhjet më të rrezikuara” për vitin 2020, që të na mbështesë në këtë drejtim.

Sulmi ndodhi në një kohë kur dy dosje të lidhura me çështjen e Teatrit Kombëtar (ligji special dhe VKM) janë depozituar në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti i Republikës. Gjithë aktet normative të lidhura me si institucionet shtetërore vendosin dhe procedojnë në raste të tilla kur çështje ligjore janë të hapura në një gjykatë, janë shkelur. Rregullat e lidhura me pandeminë janë shkelur: policët nuk mbanin veshur doreza dhe maska dhe rrezikuan mbrojtësit e Teatrit duke i detyruar të qëndrojnë të grumbulluar te sheshi i Teatrit për të mbrojtur ndërtesën dhe duke i prekur ata.

Lexo edhe :  Gjysmë ore shi, përmbytet Tirana! Rrugët kthehen në lumenj

I kemi kërkuar Presidentit të Republikës të monitorojë protestën e sotme dhe kërkojmë që përfaqësues të zyrës suaj të ambasadës suaj të jenë të pranishëm në protestë për të monituar zhvillimin e saj.

Këtë kërkesë do ta publikojmë më vonë online.

Ju falenderojmë për vëmendjen

Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit

Të fundit

Të shtëna në dasma, policia ndalon 3 persona. Sekuestrohen 5 pistoleta

Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit ka ndërmarrë masa ndaj përdorimit të armëve në gëzime familjare, duke sekuestruar...

Inteligjenca iraniane ‘shënjestron’ njerëz në Europë e në Amerikë/ Reagon ambasada e SHBA

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve të shërbimeve të inteligjencës iraniane për të ndërmarrë veprime kërcënuese në Europë dhe Amerikën e...

Pse disa pjesë të planit për ambasadën e re kineze në Londër janë fshehur?

Zv.kryeministrja Angela Rayner i ka dhënë Kinës një afat prej dy javësh për të shpjeguar pse pjesë të planit të saj për një ambasadë...

Dhunuan Genard Hajdinin dhe babain e tij/ Nis hetimi për 40-vjeçarin dhe 25-vjeçaren

Policia e Tiranës ka identifikuar personin që goditi me grusht personazhin e rrjeteve sociale Genard Hajdini dhe babain e tij, 4 ditë më parë në një...

Situata me zjarret, “Mbrojtja” bën bilancin: 21 vatra në territor, 3 janë aktive

Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 18 janë shuar dhe 3 janë...

Lajme të tjera

Web TV