AMF paralajmëron për platformën e palicencuar të monedhave virtuale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), paralajmëron investitorët shqiptarë se platforma e investimeve NetherexPro nuk është e licencuar, regjistruar dhe as e njohur nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Sipas AMF-së, mbështetur në ligjin “Për Tregjet e Kapitalit” dhe ligjin “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, asnjë shoqëri nuk mund të ofrojë apo promovojë shërbime të lidhura me investime në tituj apo tregtimin e njësive digjitalë dhe/ose monedhave virtuale, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, pa u licencuar, regjistruar, apo njohur më parë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

“Çdo investim në këto platforma mund të rezultojë me humbjen e të gjitha parave të investuara në mënyrë të pakthyeshme”, bën të ditur AMF, shkruan A2.

Investitorët, thekson AMF, duhet të jenë të qartë se Autoriteti nuk mund të mbrojë interesat e tyre kur investojnë në subjekte apo platforma të palicencuara/regjistruara/njohura nga AMF.

Lista e subjekteve të licencuara nga autoriteti ndodhet në rubrikën “Regjistri i të Licencuarve” në faqen zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare./kb

 

Të fundit

1212 – Zjarri i Madh i Londrës që shkrumboi qytetin mesjetar

Në vitin 1212, Londra u përfshi nga një zjarr katastrofik, i cili konsiderohet një nga më të mëdhenjtë dhe...

Ndryshon skema kombëtare e bujqësisë për 2025, shtohen masa të reja financimi

Nga dhënia e mbështetjes për financimet e sistemeve të ujitjes në pemëtore, ullishte apo vreshta, deri te dhënia paraprake e financimit prej 30% nëse...

Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak

Sasia e qumështit të grumbulluar në vend ka vijuar rënien edhe përgjatë 2024-s, duke ndjekur tendencën e pakësimit të numrit të krerëve të bagëtive. Sipas...

Sa “super pensionistë” ka Shqipëria?

Në Shqipëri jetojnë 364 qytetarë që kanë kaluar moshën 100 vjeç. Të dhënat e Censit të vitit 2023 tregojnë se nga këta, 301 janë...

“Salianjin, nuk e pritën demokratët”/ Berishës i interesonte që ai të mbahej në burg

Ish anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko thotë Ervin Salianjin, nuk e pritën demokratët në PD, pas lirimit të tij nga burgu. Në emisionin...

Lajme të tjera

Web TV