Pse po pastrohen bunkerët e Enverit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artur Ajazi

Situata më e fundit në botë, përshkallëzimi i konflikteve nga luftrat e nisura nga Rusia, Israeli apo dhe ndonjë vend tjetër, po rrisin interesimin edhe në Shqipëri të mjeteve mbrojtëse nga ndonjë luftë e mundshme botërore. Ato që prishëm para 35 viteve, duke mallëkuar “diktatorin Enver Hoxha”, sot u jemi kthyer, dhe kemi nisur ti pastrojmë. Çdo lagje, fshat, qytet, kishte vendstrehimet e tij.

Çdo ndermarje, uzinë, fabrikë apo kombinat, kishte vendstrehimet e veta. Çdo repart ushtarak kishte tunelin e tij. Por jo, ato duheshin prishur. Erdhi demokracia, dhe shqiptarët u mashtruan me lloj-lloj shpikjesh dhe gënjeshtrash. Gramoz Pashko thoshte se “do të na vijë nga SHBA çeku i bardhë, ndaj mos lini uzinë, fabrikë, kombinat, apo kooperativë bujqësore, fermë dhe stacion bujqësor pa prishur”. Thirrje bënte edhe Azem Hajdari në emër të PD-së, për “veprat e ndertuara nga Enver diktatori”.

Prishini bunkerët, vendstrehimet, prishini plantacionet me agrume, shkulini pemët e Enverit-u thoshte Azem Hajdari fshatarëve në Mollas të Kolonjës dhe atyre në Vlorë e Sarandë. Dhe shqiptarët, ashtu siç ishin të dalldisur, morën kazmat, varretë, dinamitin, dhe ju futën bunkerëve, vendstrehimeve, pemëve të mbjella fushava dhe maleve, sepse do të na vinte “çeku i bardhë amerikan”.

Çuditë dhe barbarizmat e shqiptarëve, do tu vinte fundi, kur ata të humbnin milionat në firmat piramidale. Kurse kujtesa për bunkerët dhe vendstrehimet, shqiptarëve do tu vinte kur nisi lufta në ish-Jugosllavi, dhe kur në Tropojë, Kukës e Peshkopi, madje deri në Tiranë, nisën të interesohen për bunkerët dhe tunelet e “diktatorit”. Edhe qindra e mijëra tunelet e ushtrisë, ndertime model nga pikëpamja ushtarake, nisën të pastrohen dhe të thonë se “po plasi ketu do vijmë, ndryshe na mori lumi”.

Por ja që situata e luftrave në botë, e ka nxitur sërish mendimin dhe veprimin e pastrimit të bunkerëve dhe tuneleve të “diktatorit”. Ja pra, që ai paska menduar qysh atëhere, për një ditë të keqe. Ja pra që “diktatori”, na paskësh menduar dhe parashikuar se “bota nuk ka qenë, dhe kurrë nuk ka për të qenë e qetë, derisa ka superfuqi militare”.

Lexo edhe :  Automjetet janë trefishuar nga 2005-sa, ndërkohë që vdekjet rrugore janë sa 1/3 e 2005-ës

Fakti është se Suedia, Finlanda, Holanda, Belgjika, Franca, etj..etj, shtete më potente se ne, i kanë bunkerët dhe vendstrehimet e tyre, dhe i ruajnë me fanatizëm dhe ligj të veçantë. Kurse ne, shqiptarët i mbajmë sytë nga përtej Atlantikut, apo përtej maleve Urale, sepse do të na vijnë dhe do të na mbrojnë, sepse ne vetë nuk jemi kurrkundi. Si mund të shpresosh “ndihma nga jashtë”, kur ke shkatërruar insfrastrukturën më modern të kohës, dhe gjithë vijën fortifikuese që u ngrit për 45 vjet ? Përse gjithmonë jemi treguar barbarë me vehten, pasuritë tona, duke dëgjuar gjithmonë mesazhet e antishqiptarëve ?

Partia Demokratike, mbetet mëkatarja dhe fajtorja e vetme e shkatërrimit të vlerave dhe pasurive tona kombetare. Bunkerët, tunelet, dhe vendstrehimet ishin pasuri kombëtare, pasi janë bërë me paratë dhe djersën e popullit. Ata që shkatërruan dhe shkretuan gjithçka pas 1992, kishin mision nga UDB-ja dhe agjenturat e tjera të huaja, të rrafshonin gjithçka të bukur, funksionale, për ta çuar vendin në ZERO. Ata që sot kërkojnë rikthimin në pushtet, janë fajtorët dhe kriminelët e vetëm që rrafshuan, shitën dhe u pasuruan me paratë e pronave të popullit shqiptar.

Ata meritojnë sot veç përbuzje. Por jo vetëm përbuzje, pasi SPAK-u, duhet ta nisë hetimin qysh nga 1992 për të gjetur dhe ndëshkuar sipas ligjit Berishën, dhe ish-qeveritarët e asaj kohe, edhe për shkatërrimin dhe vjedhjen e pasurive tona kombetare. Milionat e vjedhura dje, po dalin sot, duke ngritur edhe pse në opozitë, perandori mediatike, apo biznese të tjera me para të vjedhura./kb

Të fundit

Von der Leyen dhe Trump në “garë me kohën” për të shmangur një përplasje globale

Pas javësh negociatash intensive mes ekipeve teknike dhe politike, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti...

Zjarret në vend, gjatë 24 orëve janë evidentuar 29 vatra, 13 prej tyre ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit, vendi po përballet me një numër të madh zjarresh, duke përfshirë 29 vatra të evidentuara, nga të cilat 13...

12 ditë aksion për sigurinë ushqimore, bllokohen mbi 76 ton mallra

Në vetëm 12 ditë nga nisja e aksionit për formalizimin e tregut bujqësor e blegtoral dhe garantimin e sigurisë ushqimore, autoritetet kanë bllokuar 76.1...

Pse barku me muskuj është gjëja më pak radikale në transformimin e Sacha Baron Cohen

nga Stuart Heritage Ka një ritual që pothuajse çdo aktor komik e përjeton gjatë karrierës së tij. Pas vitesh – ndonjëherë dekadash – ndërtimi të...

Si ndikon mikroplastika në trupin tonë!

Mikroplastikat janë zbuluar tashmë jo vetëm në gjak, qumësht gjiri apo organe të ndryshme, por edhe në kockat tona. Pyetja kryesore që shtrohet është:...

Lajme të tjera

Web TV