Rinas, kapen turqit me dokumente false, tentuan kalimin si grekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia kufitare e Rinasit njofton se ka parandaluar një rast të kalimit të paligjshëm të kufirit me dokumente false, duke arrestuar dy shtetas turq.

H. K., 29 vjeç dhe A. H., 21 vjeç, akuzohen për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim, dhe “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit në dalje, shtetasi H. K., i cili do të udhëtonte në itinerarin Tiranë–Luton, së bashku me shtetasin A. H., paraqiti një pasaportë greke, për të cilën shërbimet e Policisë Kufitare dyshuan se ishte e falsifikuar. Të dy shtetasit u kaluan në vijë të dytë për kontroll më të detajuar.

Gjatë kontrollit fizik dhe të bagazheve, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit H. K. një kartë identiteti dhe një leje drejtimi greke, të dyshuara si të falsifikuara. Gjithashtu, edhe pasaporta greke e paraqitur rezultoi e falsifikuar.

Ndërkohë, në çantën e shpinës së shtetasit A. H., shërbimet e Policisë gjetën një pasaportë turke me të dhënat e shtetasit H. K., e cila, pas ekzaminimit në laborator, rezultoi dokument i rregullt. Në bagazhet e shtetasit A.H., Policia gjeti një pasaportë greke, një kartë identiteti greke dhe një leje drejtimi greke me të dhënat e shtetasit Y. Y., të cilat, pas ekzaminimit paraprak në laborator, rezultuan të falsifikuara. m.p.

Të fundit

Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku Adams vishet kuq e zi

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ka pritur përfaqësues të komunitetit shqiptar në qytet, duke u dhënë...

Bursat evropiane të gjitha në rënie pas sulmeve amerikane kundër Iranit

Tregjet evropiane të aksioneve u hapën sot me rënie të ndjeshme, pas sulmeve të SHBA-së në centralet bërthamore iraniane. Investitorët janë tani në pritje të...

“Nuk jam më deputet”/ Erion Braçe nxjerr videon dhe sulmon qeverinë

Deputeti socialist Erion Braçe, me anë të një statusi në rrjetet sociale ka sulmuar qeverinë në lidhje me çmimet e fruta perimeve në vend. Braçe...

Brexit: Fundi i një iluzioni apo fillimi i një rrëfimi të ri britanik?

23 qershor 2016: Nga referendumi drejt ndarjejes që tronditi Europën dhe vetë Britaninë nga Leonard Veizi Ka çaste në historinë e një kombi kur zgjedhjet politike...

Dalma Maradona zbulon dhuratën më të çuditshme të Diegos: Ia ktheva dhe ai u zemërua

Diego Armando Maradona ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për personalitetin dhe karakterin e tij. Dhe midis shumë anekdotave që kanë mbetur në imagjinatën kolektive, ishte...

Lajme të tjera

Web TV