Festa e titullit kampion, 3 tifozë rrëzohen nga tribuna dhe 81 të plagosur në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre tifozë në Algjeri kanë humbur jetën pasi ranë nga kati i dytë i stadiumit sepse një barrierë sigurie në katin e sipërm u shemb.

Ngjarja ndodhi në stadiumin “5 July 1962” pasi MC Alger u shpall kampion pas barazimit pa gola kundër NC Magra duke siguruar titullin e dytë radhazi të kampionatit lokal. 81 të plagosurit janë shpërndarë në tre spitale të ndryshme.

Lojtarët dhe anëtarët e stafit teknik të MC Alger shkuan në spitale për të dhuruar gjak, në solidaritet me të prekurit. Presidenti i Republikës, Abdelmadjid Tebboune, shprehu publikisht ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe duke u uruar shërim të shpejtë të plagosurve. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u pezullua në shenjë respekti për zinë që ka prekur komunitetin sportiv algjerian./ D.C

Të fundit

Një ‘orë’ e re biologjike: Si na tregon truri sa shpejt po plake

Një sistem i ri që lexon si ndryshojnë me kohën karakteristikat kyçe të trurit mund të na tregojë sa...

Vdekja tragjike e 7-vjeçares, Gjykata shpall të pafajshëm 5 efektivët e policisë

Gjykata e Vlorës ka shpallur të pafajshëm pesë efektivët e policisë të akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me ngjarjen tragjike ku humbi jetën...

Alfred Lela: Rama po godet katolikët siç bënë komunistët në 1945

Aksioni i fundit i IKMT-së për të prishur ndërtimet pa leje në zonën turistike të Thethit ka shkaktuar polemika edhe në Tiranë. Drejtori i zyrës...

Komuna e Prishtinës nderon me Çmimin e Mirënjohjes CEO-n e SIGAL, z. Avni Ponari

Sot, CEO-s së SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari, në shenjë nderimi e mirënjohjeje për kontributin në jetën ekonomike, shoqërore dhe kulturore në qytetin...

Real Madrid dhe Chelsea, gati shkëmbimi i bujshëm mes dy klubeve big

Real Madrid dhe Chelsea po projektojnë një shkëmbim të bujshëm në merkato, me dy yje që janë jashtë planeve të trajnerëve respektivë të të...

Lajme të tjera

Web TV