Si mund të kundërpërgjigjet Irani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Colin P. Clarke*

Pas më shumë se një jave bombardimesh izraelite ndaj Iranit, Shtetet e Bashkuara u përfshinë gjithashtu në konflikt, duke goditur objektet bërthamore iraniane. Tani, SHBA-të përgatiten për përgjigjen iraniane, e cila duket se është e afërt. Duke folur në televizionin shtetëror iranian pas sulmit amerikan, një spiker deklaroi: “Z. Trump, ju e nisët, dhe ne do ta përfundojmë.”

Si mund të duket kjo përgjigje iraniane?

Ndër opsionet më të mundshme janë operacionet asimetrike, si sulme ndaj trupave amerikane në rajon ose sulme terroriste nga përfaqësues iranianë në Perëndim, përfshirë edhe brenda Shteteve të Bashkuara.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, sugjeroi se me këtë sulm, SHBA-të kishin kaluar një “vijë të kuqe shumë të madhe.” Në këtë fazë të konfliktit, nëse Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, nuk hakmerret, ai mund të humbasë përkrahjen nga linja e ashpër e regjimit. Një kundërpërgjigje iraniane është një mundësi shumë reale, edhe pse koha mbetet e pasigurt.

Objektivi i parë dhe më i qartë do të ishin bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, ku janë të vendosur dhjetëra mijëra trupa. SHBA mban baza ushtarake ose pika të avancuara në Bahrein, Irak, Jordani, Katar, Siri dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ambasadat, komplekset diplomatike dhe interesat e tjera amerikane janë gjithashtu objektiva të mundshëm. Disa prej këtyre vendeve mund të goditen nga raketat iraniane, ndërsa në raste të tjera, përfaqësuesit iranianë mund të marrin nismën – qoftë rebelët Houthi në Jemen apo milicitë shiite në Irak. Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar paralajmërime udhëtimi për qytetarët amerikanë në Izrael, ndërsa ambasadat në Irak dhe Liban kanë kërkuar largimin e të gjithë personelit jo-thelbësor amerikan.

Lexo edhe :  Gjigandi sportiv në Gjermani shqyrton zhvendosjen e prodhimit në Kinë

Kërcënimi më serioz në Irak vjen nga rrjeti përreth Kata’ib Hezbollah, një grup milicie shiite i mbështetur nga Irani, i cili ka sulmuar bazat amerikane në vitet e fundit dhe mund ta bëjë sërish. Sekretari i përgjithshëm i Kata’ib Hezbollah, Abu Hussein al-Hamidawi, publikoi një deklaratë javën e kaluar ku paralajmëroi: “Nëse Amerika ndërhyn në luftë, do të veprojmë drejtpërdrejt kundër interesave dhe bazave të saj të shpërndara në rajon, pa hezitim.”

Shtetet e tjera të Gjirit Persik mund të gjenden gjithashtu në shënjestrën e Iranit, siç ndodhi në shtator 2019, kur në kulmin e tensioneve SHBA-Iran, rebelët Houthi goditën me dron dy instalime nafte në Arabinë Saudite. Anije cisternë në brigjet e Emirateve të Bashkuara u sulmuan disa muaj më parë. Sot ekziston një mundësi e qartë që Irani dhe përfaqësuesit e tij të përpiqen të krijojnë kaos në Gjirin e Omanit dhe në Ngushticën e Hormuzit, përfshirë edhe vendosjen e minave detare, siç kanë bërë edhe më parë. Sulmet ndaj cisternave dhe transportit tregtar do të përçudnonin kalimin e energjisë globale dhe do të trazonin tregjet ndërkombëtare.

*Colin Clarke është drejtor i kërkimeve në Soufan Group, një firmë konsulence në fushën e inteligjencës dhe sigurisë me bazë në Nju Jork.

Burimi: New York Times/ Përgatiti për botim: L.Veizi

Të fundit

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me...

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe jashtëzakonisht të organizuar, sulmuan një...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

Lajme të tjera

Web TV