Shefi i IAEA thotë se priten “dëme shumë të mëdha” në centralin Fordo të Iranit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bombardimet nga Shtetet e Bashkuara ka gjasa të kenë shkaktuar “dëme shumë të mëdha” në zonat nëntokësore të centralit për pasurimin e uraniumit Fordo në Iran, i cili është i ndërtuar nën tokë brenda një mali, edhe pse ende nuk dihet shkalla e plotë e dëmeve, tha të hënën shefi i vëzhguesit bërthamor të OKB-së, Rafael Grossi.

Shtetet e Bashkuara hodhën të dielën bombat më të mëdha konvencionale nga arsenali i tyre mbi objektet bërthamore iraniane, duke përdorur për herë të parë në luftë bombat që depërtojnë thellë në bunkerë, në përpjekje për t’i shkatërruar centralet për pasurimin e uraniumit, përfshirë edhe atë Fordo.

“Në këtë kohë, askush, përfshirë IAEA-n, nuk është në gjendje t’i ketë vlerësuar plotësisht dëmet nëntokësore në Fordo”, tha Grossi në një deklaratë drejtuar një mbledhjeje emergjente të Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike.

IAEA-ja nuk ka qenë në gjendje të kryejë inspektime në Iran që nga fillimi i sulmeve ushtarake izraelite mbi objektet bërthamore më 13 qershor.

“Duke pasur parasysh ngarkesën shpërthyese të përdorur dhe ndjeshmërinë e lartë të centrifugave ndaj dridhjeve, pritet që dëmet të jenë shumë të mëdha”, shtoi Grossi.

Përveç shkallës së dëmeve në sallat nëntokësore të pasurimit të Fordos, një nga pikëpyetjet kryesore është gjendja e rezervave të uraniumit të pasuruar, veçanërisht të më shumë se 400 kilogramëve uranium i pasuruar deri në 60 për qind pastërti. Kjo përqindje është një hap larg rreth 90 përqindëshit që shihet si shkalla e nevojshme për të zhvilluar armë bërthamore.

Sipas matjeve të IAEA-s, kjo sasi do të mjaftonte, nëse pasurohet më tej, për të prodhuar nëntë armë bërthamore. Megjithatë, Irani pohon se qëllimet e tij janë paqësore dhe se nuk synon të prodhojë armë atomike.

Lexo edhe :  E vërteta e videos që u bë virale në "Tik Tok"

Irani njoftoi gjithashtu IAEA-n më 13 qershor se do të ndërmerrte “masa të veçanta” për të mbrojtur materialet dhe pajisjet e tij bërthamore që janë nën të ashtuquajturat masa mbikëqyrjeje të IAEA-s, të parashikuara nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, tha Grossi.

“Në përgjigjen time po atë ditë, theksova se çdo transferim i materialit bërthamor nga një objekt i mbikëqyrur në një vend tjetër në Iran duhet të deklarohet te agjencia”, tha Grossi.

Ai shtoi se “çdo masë e veçantë nga Irani për të mbrojtur materialet dhe pajisjet e tij bërthamore … mund të bëhet në përputhje me detyrimet e tij ndaj masave mbikëqyrëse … Kjo është e mundur”. REL/kb

 

Të fundit

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon...

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes spekulimeve se bisedimet mund të...

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova gjyqsore të dhënat e SKY...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin”, Rama: Situata me zjarret e përmirësuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën e vështirë të zjarreve që kanë përfshirë...

Lajme të tjera

Web TV