Shkenca në 2020-ën: Trafiku në Mars, vrimat e zeza dhe biologjia sintetike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pritshmëritë më të mëdha të komunitetit shkencor sipas revistës prestigjioze “Nature”.

Marsi po përgatitet për një pushtim të vërtetë në 2020-ën, me ardhjen e tre roverave nga NASA, Evropa dhe Kina, gjëra të reja të jashtëzakonshme në vrimat e zeza dhe hapa gjigande të biologjisë sintetike: këto sipas revistës “Nature”, janë pritshmëritë më të mëdha shkencore për vitin 2020.

Ka trafik në planetin e kuq

Janë katër rovera, të cilët po përgatiten për të arritur në Mars: në korrik është parashikuar nisja për në Mars të 2020-ës, i NASA-s, mision i destinuar të grumbullojë mostra shkëmbi që do të sillen në të ardhmen në Tokë. Gjithashtu në korrik të 2020-ës, pritet nisja e misionit ExoMars 2020 i agjencive hapësinore evropiane (ESA) dhe asaj ruse (Roscosmos) me roverin Rosalind Franklin, i destinuar të kërkojë gjurmë jete në dy metra thellësi; po në korrik, Emiratet Arabe planifikojnë të nisin Mars Hope, anijen e tyre të parë në orbitën Martian, dhe në gusht do të jetë radha e misionit kinez Huoxing-1, i cili do të lëshojë një rover të vogël.

Objektivi në vrimat e zeza

Shumë pritshmëri gjithashtu edhe në astrofizikë dhe fizikë: bashkëpunimi i Teleskopit Horizon (Eht), i financuar nga Komisioni Evropian, i cili synon të fotografojë vrimën e zezë Sagittarius A * në qendër të Rrugës së Qumështit, ndërsa sonda evropiane Gaia po përgatitet për të përfunduar hartën 3D të Rrugës së Qumështit. Pritshmëri të mëdha edhe për publikimin e vëzhgimeve të valëve gravitacionale të bëra në vitin 2019 nga bashkëpunimet Ligo dhe Virgo, ndërsa CERN në Gjenevë shikon një përshpejtues gjashtë herë më të fuqishëm sesa Large Hadron Collider (Lhc), i destinuar të zërë vendin e tij.

Lexo edhe :  Raporti për Shqipërinë në Parlamentin Europian: KQZ nuk garantoi barazi

Maja e parë artificiale

Për Shkencat e Jetës, sfida më e madhe është ajo e Biologjisë Sintetike, e cila synon të marrë majanë e parë artificiale, Maja Sintetike 2.0, ADN e së cilës është projektuar plotësisht në kompjuter. Një studim që përfshin 15 laboratorë në 4 kontinente, dhe që synon të krijojë një mjet “kyç” për biokarburantet dhe ilaçet inovative.

Nga kafshët te pjesët e këmbimit për njeriun

Por viti 2020 mund të jetë gjithashtu viti ‘Humice’: ëndrra për të zëvendësuar organet njerëzore me pjesë këmbimi, ‘të rritura’ tek kafshët, po afron. Ekipi i Hiromitsu Nakauchi nga Universiteti i Tokios synon të rrisë indet të krijuara nga qelizat njerëzore në embrione si miu dhe kavja. Ekipi kreu një studim të ngjashëm këtë vit, duke përdorur embrione derri. Këtë herë skuadra japoneze do të transplantojë embrionet hibride te kafshët ‘nëna zëvendësuese’, një kalim që nuk ishte lejuar më parë nga ligjet japoneze; një studim që sigurisht do të ngrejë pyetje etike.

Mushkonjat OMGJ kundër infeksioneve

Ndër studimet më të parashikuara, janë edhe ato që planifikojnë lëshimin e miratuar të mushkonjave të modifikuara gjenetikisht, për të bllokuar përhapjen e Dengue dhe sëmundjeve të tjera infektive. Testet e vogla të kryera deri më tani në Indonezi, Vietnam dhe Brazil kanë arritur rezultate befasuese.

Lufta kundër malaries, me studimin e një vaksine ad hoc, do të shënojë gjithashtu një përparim të rëndësishëm sipas revistës, e cila citon gjithashtu kërkime mbi energjinë diellore dhe risinë mbi bateritë e reja e ‘të ngurta’ të litiumit, ndër më të fuqishmet.

Burimi: www.repubblica.it

Përgatiti: L.Veizi/Fjala.al/

 

Të fundit

Rama udhëton në Bavari, pritet nga miku i çmuar Markus Söder

Kryeministri Rama ka udhëtuar drejt Gjermanisë pasditen e të hënës, i ftuar nga Kryeministri i Bavarisë z.Markus Söder. “Një...

Real Madrid pranon shitjen e Rodrygo, por çmimi që kërkon…

Rodrygo pritet të largohet nga Real Madrid në verën e vitit 2025. Gazeta "Sport" shkruan se Florentino Perez do të pranonte, por vetëm nëse...

Parkimet dysh të çojnë pas hekurave? Kujdes! Ka një diferencë

Dënimi deri në 3 vite burg për drejtuesit e mjeteve që parkojë dysh në rrugë duke bllokuar qarkullimin rrugor, për ekspertët është një vendim...

Bulmet “pa letra” në dyqane! Tregtarët: I besojmë fjalës së fshatarit

Këtë të hënë ka nisur aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Kjo nismë është ndërmarr nga qeveria për...

I riu kërcënoi me armë një person në Dobraç, arrestohet nga policia

Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Dobraçit në Shkodër. Burime bëjnë me dije se një i ri ka kërcënuar me armë...

Lajme të tjera

Web TV