Teatri/Mazniku: Një “kufomë”, duhej çuar në banesën e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Teatri Kombëtar ishte si një i vdekur në shtëpi, që duhet përcjellë për në banesën e fundit”. Kështu u shpreh nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku në emisionin “Real Story”.

Ky i fundit, nënvizoi faktin se ajo ndërtese nga ana strukturore nuk kryente asnjë lloj funksioni.

Fjala e plotë

Teatri ishte pak a shumë si një i vdekur. Ashtu si një i vdekur që nuk mund të mbahej në shtëpi më dhe duhej çuar që të prehet. Ishte një objekt që nuk kishte më asnjë funksion. I vdekuri pra duhet të merrte rrugën të shkonte përtej. Ajo ndërtesë kishte mure të prishura. Nga ana strukturore, objekti nuk mund të kryente më asnjë lloj funksioni.

Unë nuk besoj se të ketë objekt që të ketë më shumë debat. Që në vitin 1957, thuhej se objekti është jo funksional. Unë besoj se në këto vjet është diskutuar me artistë, me intelektualë. Një pjesë e madhe e njerëzve janë bindur. Edhe me grupin e arkitektëve kemi diskutuar. Shumë artistë janë bindur se cila ishte rruga e duhur. Historikisht demokracia kështu funksionon, ka një palë që diskuton, debatohet dhe pastaj merret vendimi”, u shpreh Mazniku.

 

 

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV