Rama në samitin dyditor të NATO-s, takime me shefin e Aleancës dhe Mbretin e Holandës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin e nivelit të lartë të NATO-s, që po zhvillohet në qytetin e Hagës, në Holandë, më 24 dhe 25 qershor.

Në qendër të këtij samiti janë diskutimet për përforcimin e mbrojtjes kolektive, rritjen e shpenzimeve të përbashkëta dhe sfidat e sigurisë rajonale dhe globale.

Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim dypalësh me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Në këtë takim pritet të jenë edhe Igli Hasani, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme; Pirro Vëngu, Ministër i Mbrojtjes; znj. Vlora Hyseni; Arben Kingji, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ku në qendër të bisedimeve pritet të jetë siguria në Ballkan dhe më gjerë.

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, znj. Linda Rama, do të marrin pjesë në darkën zyrtare të organizuar nga Mbreti Willem-Alexander dhe Mbretëresha Máxima e Holandës, në Pallatin Mbretëror “Huis ten Bosch”. Të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në samit, përfshirë liderët e SHBA-së, BE-së, si dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Mbi 10 mijë oficerë sigurie janë angazhuar për mbarëvajtjen e Samitit, duke u angazhuar me forca tokësore, helikopterë dhe patrullime në det, ndërsa me interes priten punimet e së martës, ku do të vendoset për një qasje të re të mbrojtjes nga aleatët, në një kohë me disa konflikte ushtarake në Lindjen e Mesme dhe luftës 4-vjeçare në Ukrainë./kb

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV