Sot provimi i fundit i Maturës/ Ministria e Arsimit reagon pas publikimit të testit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Arsimit ka deklaruar se është angazhuar plotësisht për të garantuar një administrim të rregullt dhe të drejtë të Provimeve të Maturës Shtetërore, teksa sot u zhvillua provimi i fundit, ai me lëndë me zgjedhje.

Institucioni e konsideron të papranueshëm publikimin e testit pas përfundimit të provimit dhe thekson se ka ndërhyrë menjëherë në një rast të ndodhur në Durrës, ku një maturant u kap duke fotografuar testin me celular dhe u përjashtua nga provimi.

Gjithashtu, pritet të merren masa disiplinore edhe ndaj administruesit të pranishëm në atë qendër provimi. Ministria nënvizon se do të vijojë të mbrojë integritetin e procesit të maturës dhe të penalizojë çdo shkelje të rregullave.

Reagimi i plotë i MAS:

Informacion i përditësuar
Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe institucionet e saj nga Qendra e Shërbimeve Arsimire, Agjensia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar si dhe ekipet e administratorëve të provimeve dhe vlerësuesit e tyre janë angazhuar maksimalisht në proçesin e administrimit të provimeve të Maturës Shtetërore, duke garantuar standardet më të larta në organizim, ruajtjen e konfidencialitetit të testeve dhe zhvillimin korrekt të procesit të testimit.
Në këtë kuadër, theksojmë se çdo akt i publikimit të testit pas përfundimit të provimit, megjithëse nuk cenon vlefshmërinë e tij, është një veprim i papranueshëm dhe i dënueshëm. Dalja e testit në rrjete sociale përpara publikimit zyrtar përbën një shkelje serioze të etikës dhe rregullave të provimit, dhe ndaj këtij fenomeni Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar menjëherë.
Është ngritur një sistem i posaçëm monitorimi dhe identifikimi, i cili ka mundësuar zbulimin e personave përgjegjës për rrjedhjen e testit pas nisjes së provimit. Konkretisht, është përjashtuar nga provimi një maturant, në një prej gjimnazeve të qarkut Durrës, i cili është evidentuar që kishte fotografuar testin me telefon. Sa më sipër janë ndjekur të gjitha hapat për marrjen e masave administrative për mos zbatim të rregullores të Maturës Shtetërore edhe ndaj përgjegjësit të administrimit të provimit në atë shkollë, i cili kishte për detyrë të garantonte ndalimin absolut të përdorimit të celularëve në ambientet e provimeve.
Ministria e Arsimit dhe Sportit mbetet e përkushtuar në ruajtjen e integritetit të procesit të Maturës Shtetërore dhe do të vazhdojë të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm për të parandaluar çdo akt që cenimon këtë procesi të rëndësishëm për arsimin dhe të ardhmen e të rinjve tanë.

/e.t

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV