Bashkia e Tiranës në shënjestër: 15 sulme kibernetike në 6 muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Tiranës ka reaguar në lidhje me sulmin e fundit kibernetik që goditi faqen e saj dhe disa nga shërbimet.

Sipas Bashkisë, sulmi ishte i sofistikuar ndërkohë që fatmirësisht janë marrë të gjitha masat e nevojshme për rikuperimin e plotë të sistemeve.

“Dua t’ju informoj se Bashkia e Tiranës ka qenë së fundmi objekt i një sulmi kibernetik shumë të sofistikuar. Ky është një ndër 15 sulmet e ngjashme që kemi regjistruar vetëm në gjashtë muajt e fundit, duke reflektuar realitetin e ri të kërcënimeve digjitale që përballim çdo ditë.

Sulmi i fundit u realizua përmes komprometimit të një licence origjinale të Microsoft, çka tregon nivelin e lartë të koordinimit dhe sofistikimit të këtij akti.

Dua të theksoj se, edhe pse platforma jonë nuk klasifikohet si infrastrukturë kritike sipas legjislacionit aktual dhe nuk është nën mbikëqyrjen direkte të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për rikuperimin e plotë të sistemeve.

Të gjitha të dhënat janë të paprekura dhe nuk ka humbje informacioni.

Prej 80 serverëve total, 10 prej tyre janë nën vëzhgim.

Aplikacioni i çerdheve dhe kopshteve dhe rikthimi i lidhjes me AKSH-in për shërbimin e lejeve) po kontrollohen në mënyrë rigoroze për të garantuar që nuk ka mbetje malëare-i para se të aktivizohen.

Në këtë fazë, po kalojmë drejt një procesi rehabilitimi dhe forcimi të mëtejshëm të infrastrukturës sonë digjitale, në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të sigurisë”, shkruhet në njoftim. m.p.

Të fundit

Horoskopi ditor, 11 Korrik 2025

DASHI Mos e humbisni kohën! Pasioni është i pranishëm në këtë horoskop, por kini kujdes në marrëdhëniet me Peshqit dhe...

Krerët e shtetit, dueli fatal mes Aaron Burr dhe Alexander Hamilton

11 korrik 1804 Më 11 korrik 1804, ndodhi një nga episodet më dramatike dhe të përfolura të historisë politike amerikane: dueli mes nën-presidentit të atëhershëm,...

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv ku foli për vuajtjen e...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Lajme të tjera

Web TV