“Mandatin po ma zgjat opozita”, Kurti flet për krizën politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaron se s’ka shpjegim racional për krizën politike në Kosovë. Ai tha se çdo opozitë demokratike në botë përpiqet t’ia shkurtojë mandatin qeverisë, përveç asaj në Kosovë.

Sipas Kurtit, dikush mund të mendojë se ka një marrëveshje politike që ata të qëndrojnë sa më gjatë në pushtet, por që nuk është e vërtet.

Lidhur me këtë, Kurti nënvizoi nevojën që partitë të tjera parlamentare të marrin pjesë në votim për konstituim të Kuvendit, derisa nënvizoi se kur të vjen koha për formim të qeverisë, LVV-ja si partia e parë në zgjedhje, do ta dëshmojë se i ka numrat.

“Unë kam hyrë në çerekun e dytë të vitit të pestë të mandatit të plotë. Çdo opozitë demokratike përpiqet që t’ia shkurtoj mandatin qeverisë, përveç opozitës kosovare që siç jeni dëshmitarë të gjithë po ia zgjatë mandatin qeverisë aktuale. Dikush edhe mund të mendoj se kemi marrëveshje.

Ne si qeveri në detyrë kemi marrëveshje me opozitën aktuale që të qëndrojmë sa më gjatë në pushtet por kjo nuk është e vërtet. Unë nuk kam shpjegim racional për këtë sjellje nëpër të cilën po kalojnë institucionet e Kosovës në veçanti kuvendi ende po i themeluar pasi qeveria është në detyrë. Ne kemi më pak kompetenca por njësojë punë. Sa më herët që konstituojmë Kuvendin me votim të fshehtë aq më shpejt do të jemi te qeveria e re. Ndërkohë që s’ka qeveri të re Kurti III ka qeveri në detyrë, Kurti dy pikë pesë”, tha ai.

Kurti duke folur si liderë i LVV-së, tha se pasi të konstituohet Kuvendi, partitë tjera e kanë rastin të testojë atë nëse i ka votat për formim të qeverisë së re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Lexo edhe :  Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Sa i përket nevojës për arritjen e një marrëveshje politike, Kurti tha se ka bërë një gjë të tillë, mirëpo është refuzuar ashpër nga LDK-ja.

Ai tregoi edhe arsyen se pse nuk po flet para objektit të Kuvendit të Kosovës.

Këto komente Kurti i bëri pas vendosjes së gurë themelit për ndërtimin e një depo të Ministrisë së Shëndetësisë për ruajtjen e barnave. m.p.

Të fundit

Sot, vala e të nxehtit afrikan arrin pikun, çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim

Vala e të nxehtit ka përfshirë të gjithë Mesdheun, ku termometri është duke shënuar deri në 40 Gradë Celsius....

Çifti i njohur përballet në gjykatë për kujdestarinë e vajzës/Kujt i mbetet përgjegjësia?

Një dokument i publikuar së fundmi nga Arbenita Ismajli në Instagram ka tërhequr vëmendjen e publikut: në të, vajza e saj Nina figuron me...

Revoltohet Adriatik Lapaj: Kur do më provoni, kur të shkoj 62 vjeç?

Adriatik Lapaj, kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, në studion e “Debat” , deklaroi se ashtu siç bëjnë shumë të tjerë, edhe ai mund të...

Vijon kriza humanitare dhe uria në popullatë, SHBA 30 milionë dollarë për ndihma në Gaza

SHBA-ja miratoi mbështetjen e parë të drejtpërdrejtë financiare për organizatën private të ndihmave humanitare GHF, e cila ofron ndihmë humanitare për palestinezët në Gaza....

Grushti paqësor i shtetit në Katar: Hamad bin Khalifa Al Thani merr pushtetin nga i ati

27 qershor 1995 Më 27 qershor 1995, në një ngjarje të paprecedentë për Lindjen e Mesme, Sheiku Hamad bin Khalifa Al Thani rrëzoi nga pushteti...

Lajme të tjera

Web TV