Australiani i zhdukur prej 8 muajsh në Bjeshkët e Nemuna, familja apel për ndihmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një familje australiane po përpiqet me çdo kusht të gjejë djalin dhe vëllanë e tyre, i cili u zhduk gjatë një ecjeje në Shqipëri më shumë se tetë muaj më parë.

Kërkimet e shumta nuk kanë arritur të gjejnë Cameron Twiss, 28 vjeç, dhe tani familja e tij nga Adelaide po përpiqet të mbledhë fonde për të vazhduar kërkimet në mënyrë private.

Twiss nuk u kthye më pasi kishte nisur një shteg ecjeje në Bjeshkët e Nemuna më 13 tetor 2024. Ai ishte nisur i vetëm nga Valbona, në veri të Shqipërisë, drejt Thethit, rreth 17 kilometra larg.

Sendet personale të tij, përfshirë pasaportën, u gjetën më vonë në hostelin ku qëndronte.

Policia shqiptare dhe ekipe profesioniste kërkimi në mal shpenzuan mijëra orë pune për të kërkuar përgjatë shtegut, duke përdorur dronë dhe qen nuhatës për të gjetur Twiss. Megjithatë, nuk u gjet asnjë gjurmë tjetër e tij dhe kërkimi u ndërpre pas dy javësh.

Stuart Twiss, vëllai i Cameron, ka rihapur një fushatë për mbledhje fondesh me qëllim angazhimin e një detektivi privat për të vazhduar hetimin dhe për të zbuluar ndonjë gjurmë të re mbi vendndodhjen e vëllait të tij. Ai tha se Departamenti Australian i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë nuk ka mundur të japë ndonjë përgjigje për familjen.

Deri tani, policia shqiptare nuk ka gjetur asnjë provë dhe DFAT nuk ka mundur të ndihmojë,” tha Stuart Twiss. “Familja jonë ka angazhuar tashmë hetues privatë, por pavarësisht përpjekjeve të tyre, nuk kemi pasur asnjë përparimPo kërkojmë ndihmë … për të vazhduar kërkimin për Cameron.”

Kur Twiss u zhduk fillimisht, banorët lokalë i thanë 7NEWS se shtegu 17 km i gjatë duhet të përshkohet zakonisht me një udhërrëfyes profesionist. Megjithatë, besohet se Twiss është nisur i vetëm.

Lexo edhe :  "Në tre mandate na lëruat nënën, tani do ktheheni nga baba"

Në atë kohë, një mik i tij i tha 7NEWS se kishin frikë se ai mund të kishte rënë nga ndonjë shkëmb ose të ishte përballur me ndonjë ngjarje të rëndë./E.T

Të fundit

Dueli i shekullit, Ronaldo dhe Messi mund të përballen sërish pas 5 vitesh

Pesë vite pas përballjes së fundit zyrtare, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund të rikthejnë rivalitetin mes tyre, këtë...

Trump sulmon CNN dhe New York Times: Të pushohen gazetarët!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërkoi që CNN dhe The New York Times të pushojnë nga puna “MENJËHERË” të enjten gazetarët që raportuan për...

Iu nënshtrua operacionit në gju, ndërron jetë futbollisti 18-vjeçar

Bota e futbollit po përjeton një tronditje të thellë pas lajmit për vdekjen e Camilo Nuin, një lojtar 18-vjeçar që luante për ekipin rezervë...

Protesta e madhe në Serbi të shtunën, Vuçiç: Do ndërhyjmë vetëm nëse…

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha të enjten, përpara një proteste antiqeveritare në Beograd të thirrur nga një lëvizje studentore më 28 qershor, se "shteti...

Kush e meriton “Topin e Artë”? Kjo është përgjigjja e legjendës Figo

Legjenda e futbollit botëror, Luis Figo, ka përmendur një lojtar jo edhe aq popullor si fitues të mundshëm të Topit të Artë. Sipas tij,...

Lajme të tjera

Web TV