“Une femme mariee”/ Macha Meril në Tiranë: Filmi francez mes censurës e rolit të gruas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Filmi i njohur francez “Une femme mariee” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard, është shfaqur në kinema Millenium me praninë e aktores Macha Meril. Prodhimi kinematografik që tronditi shoqërinë e kohës, duke ripërkufizuar kufijtë e jetën e një gruaje, u bë i njohur pikërisht për shkak të tabuve që trajtonte në të.

“Gratë kanë ndryshuar, bota ka ndryshuar dhe marrëdhëniet mes grave e burrave po ashtu. Pas daljes së filmit, ne shkuam në Venecia dhe do të merrja një çmim por pati një reagim nga Vatikani. Ka pasur një lloj censure asokohe, Godardit, ju desh të hiqte disa skena. Filmi pati sukses sepse ishte i ndaluar. Në fillim quhej “Gruaja e martuar”. Censura na kërkoi ta ndryshonim titullin dhe ai u bë “Një grua e martuar”, tha Meril.

Filmi i vitit 1964 ka në qendër një grua që kërkon vetveten, përmes konfirmimit të pozicionit të saj në shoqëri me një mënyre kontroverse të kërkimit të lirisë.

“Kur doli filmi ishte skandaloz. Tani nuk është më, sepse gruaja kontrollon trupin e saj, gratë nuk janë më në errësirë siç ishim ne atëherë. Unë jam një besimtare entuziaste e kinemasë. Kur kinemaja është e mirë dhe poetike, të arrin ty dhe nuk e harron”, tha Meril.

Dalja e filmit në vitet 60 dhe jeta e tij ka qenë e ndikuar nga mendësia e shoqërisë së kohës, ndërsa disa e kanë cilësuar atë si një vepër e madhe artistike e intelektuale po aq edhe si prodhim disi politik që duhej ndaluar, ndërsa regjisori pranoi të ndryshonte titullin por jo referencat për kampet e përqendrimit. Përtej imazhit të një gruaje që tradhton siç shpesh u pa, filmi hulumton individët duke kërkuar emancipim./e.t

Të fundit

Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes...

Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze të çiftit në ishullin...

Katastrofë ajrore/ Rrëzohet avioni, humbin jetën 4 persona

Një avion i lehtë stërvitor u rrëzua në distriktin Kolomna të rajonit të Moskës të shtunën duke vrarë të katër personat në bord, përfshirë...

Europa digjet nga temperaturat e larta! Shqipëria në zonën e kuqe

Një valë e nxehti e pazakontë ka përfshirë Evropën, duke sjellë temperatura përvëluese që në shumë vende tejkalojnë 40°C. Në një hartë të publikuar...

Sezoni turistik, Ardit Bido: Hapja e plazheve publike, lajm i mirë për të gjithë!

Deputeti i zgjedhur i PS, Ardit Bido, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka vlerësuar hapjen e plazheve publike në të...

Lajme të tjera

Web TV