Armand Duka ia thotë në sy Manastirliut: Na jepni lekët që na premtuat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata Shqiptare e Futbollit mban këtë të mërkurë punimet e Asamblesë të Përgjithshme në “Shtëpinë e Futbollit”. Në këtë mbledhje do miratohen pasqyrat financiare për vitin e ardhshme, teksa kreu i FSHF-së, Armand Duka ka shprehur edhe kritikat e tij në drejtim të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Duke përfituar nga prezenca e ministres Ogerta Manastirliu në Asamble, Duka i ka kujtuar se në llogaritë e FSHF-së ende nuk ka kaluar shuma e premtuar nga ministria për turneun Euro U-17 që u zhvillua disa javë më parë në vendin tonë.

“Për Euro 2025 për U-17 që u organizua në Shqipëri, investuam 5.4 milionë euro vetëm në infrastrukturë. U bënë ndryshime të thelluara në stadiumet “Egnatia”, “Elbasan Arena”, “Niko Dovana” dhe me një fushë në ambientet e Shtëpisë së Futbollit. Rikonstruktuam fushat e “Selman Stërmasi”, “Skënder Halili”, “Roza Haxhiu”, “Tofik Jashari” dhe “Luzi i Vogël”; të domosdoshme për stërvitjen e ekipeve pjesëmarrëse dhe që do t’i mbeten futbollit shqiptar.

Në fakt, kur kandiduam për të qenë mikpritës të këtij turneu kishim një premtim nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për mbështetje financiare, por deri tani nuk ka ndodhur. Urojmë që në ditët në vijim ministria ta përmbushë këtë angazhim të sajin, në të kundërt do na vendoste në pikëpyetje për aktivitetet e ardhshme.

Sot nuk jemi vetëm pjesë e rrjedhës në futbollin evropian, por një zë me peshë, një model pune dhe një partner i denjë në tryezat ku ndërtohet e ardhmja e këtij sporti. Më 11 shtator të këtij viti Komiteti Ekzekutiv i UEFA do mbajë mbledhjen e tij dhe do marrë vendime nga Tirana”, tha Duka.

Veç saj, Duka ishte kritik edhe mbi propozimin e “Ndryshimit të Ligjit për Sportin”, kjo sa i takon krijimit të një arbitrazhi sportiv, i propozuar nga kreu i KOKSH, Fidel Ylli, që sipas Dukës është një ligj klientelist dhe aspak i pavarur e jo profesional.

Lexo edhe :  Duka shpall 'non grata' Fidel Yllin!/ FSHF pezullon të gjitha marrëdhëniet me KOKSH

“Dje, në Komisionin Parlamentar është propozuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit edhe “Ndryshimi i Ligjit për Sportin”, pa mirëkuptimin e asnjë të interesuari për sport dhe me kundërshtimin e argumentuar nga ekspertët tanë. Ai synon të krijojë një arbitrazh sportiv klientelist, aspak të pavarur dhe jo profesional. Në emër të organizatës më të madhe sportive në vend, i bëj thirrje për reflektim Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Komisionit Parlamentar dhe Kuvendit; që mos ta votojë atë ligj, por të bashkëpunojmë të gjithë organizatat sportive dhe grupet e interesit për të prodhuar një paketë ligjore që t’i shërbejë sportit”, vijoi kreu i FSHF-së.

Armand Duka foli edhe për kritikat pas rezultateve jo të mira të Kombëtares, duke “shigjetuar” ata që mezi presin humbjen e ekipit për të zbrazur ‘mllefet në emër të nacionalizmit dhe patriotizmit’.

“Kam besim të plotë te futbollistët, te stafi teknik dhe administrativ i Federatës, por edhe te publiku që na mbështet pa kursim. Jam thellësisht mirënjohës dhe do jem përjetësisht falenderues për emocionet e paharrueshme që na kanë dhuruar. As ata, as ne nuk duam të quhemi heronj kur fitojmë dhe tradhtarë kur humbasim; sidomos nga ata që i japin të drejtën vetes të të quajtur patriot. Jemi thjesht një skuadër që jep maksimumin në një lojë me tre rezultate. Kritika është e natyrshme pas një humbjeje, por nuk duhet të bëhet një rast i pritur me padurim për të zbrazur mllefet në emër të nacionalizmit dhe patriotizmit”, tha Duka./e.t

Të fundit

“B-21 Raider”, fantazma e re amerikane që mund të bombardojë Pekinin

Emri i tij është B-21 Raider dhe është bombarduesi i parë strategjik i projektuar nga e para, prej Shteteve...

1945 – San Francisko, Nënshkruhet Karta e Kombeve të Bashkuara

Më 26 qershor 1945, në përfundim të Konferencës së San Franciskos, përfaqësues nga 50 vende aleate që kishin luftuar kundër Fuqive të Boshtit gjatë...

“Nuk e quajta baba”, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s sqaron komentet për Trump

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mohoi se e ka quajtur Presidentin Donald Trump “baba” në një intervistë ekskluzive me Reuters. Rutte shpjegoi se...

Pesë pikat kryesore/ Çfarë u mësua nga samiti i NATO-s?

Samiti i NATO-s, i mbajtur në Hagë, ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të 32 vendeve anëtare të aleancës dhe konsiderohet si më...

Berlin 1963: Fjalimi i Kenedit “Ich bin ein Berliner”, një simbol i Luftës së Ftohtë

26 qershor 1963 Më 26 qershor 1963, gjatë një vizite historike në Berlinin Perëndimor, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, John F. Kennedy, mbajti një nga...

Lajme të tjera

Web TV