Izrael-Iran, si dy fëmijë që rrihen në oborrin e shkollës… pastaj ndërhyn babai!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, kanë shkëmbyer batuta, edhe pse ishin duke folur për një çështje tejet serioze, gjatë një deklarate për shtyp në samitin e NATO-s në Hagë, ku u fol për tensionet mes Izraelit dhe Iranit pas sulmeve ajrore amerikane mbi objektet bërthamore iraniane.

Duke komentuar përplasjen mes dy vendeve, Trump tha: “Nuk do të luftojnë më me njëri-tjetrin. E kanë mbyllur. Ishte si një sherr mes dy fëmijëve në oborrin e shkollës. Luftojnë si të çmendur. Nuk i ndalon dot. Lëri të zihen për dy a tre minuta. Pastaj është më e lehtë t’i ndash.”

Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, iu përgjigj me një buzëqeshje: “Dhe pastaj babai duhet të përdorë ndonjëherë gjuhë të fortë”.

Trump u tregua edhe më i drejtpërdrejtë: “Duhet të përdorësh gjuhë të fortë. Duhet të thuash një fjalë të caktuar”, u shpreh ai, duke iu referuar komenteve të bëra një ditë më parë ku tha se “Izraeli dhe Irani nuk dinë çfarë dreqin po bëjnë.”

“Jemi shumë afër marrëveshjes për konfliktin në Gaza”, Trump: Ndikuan sulmet ndaj Iranit

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të mërkurën se goditjet amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit mund të kontribuojnë në arritjen e një marrëveshjeje për konfliktin në Gaza, mes Izraelit dhe Hamasit.

Gjatë një deklarate për mediat në samitin e NATO-s në Hagë, në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të aleancës, Mark Rutte, Trump tha se është “shumë afër” një marrëveshjeje për konfliktin në Rripin e Gazës.

“Besoj se po bëhet përparim i madh për Gazën. Për shkak të sulmit që ndërmorëm, mendoj se do të kemi disa lajme shumë të mira,” u shpreh ai përpara gazetarëve.

Lexo edhe :  SHBA në ankth pas sulmit në Iran, përgatitet për një kundërpërgjigje nga Teherani

Trump shtoi se sulmet “treguan fuqi” dhe se kjo kishte ndikim në dinamikat rajonale. “Besoj se ndihmoi disi, tregoi shumë fuqi. Por, edhe para kësaj, ishim shumë pranë një marrëveshjeje për Gazën,” tha presidenti amerikan.

Këto deklarata vijnë pas operacionit ajror të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, që sipas Trump-it, kanë “shkatërruar plotësisht” kapacitetet e Teheranit për zhvillimin e armëve bërthamore. Ai ka lënë të kuptohet se presioni mbi Iranin, si mbështetës i Hamasit, mund të ndikojë në zbutjen e konfliktit mes Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza./e.t

Të fundit

Britaniket bombardojnë gabimisht San Marinon,  lënë të vrarë 35 civilë

27 qershor 1944 Më 1944, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, shteti i vogël dhe neutral i San Marinos...

‘Telegraph’: Shqipëria kryeson listën e 10 vendeve më të mira evropiane për pushime

Algarve apo Shqipëria? Majorka apo Mali i Zi? Shmangni vendet e populluara me turistë dhe drejtohuni drejt këtyre destinacioneve mahnitëse dhe sekrete bregdetare, shkruhet...

Ndërron jetë kompozitori i “Misionit të Pamundur”

Ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare në një spital në Los Angeles, kompozitori i njohur, Lalo Schifrin. Autori i temës së famshme të filmit...

Uraniumi iranian i shpëtoi sulmeve! Ajatollahët e fshehën në laboratorë të rinj sekretë

Dyshimet janë kthyer në siguri. Thesari radioaktiv i ajatollahëve – plot 408.6 kilogramë uranium i pasuruar në nivelin 60 për qind, pra shumë pranë...

Paundi në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 27 qershor 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 83 lekë dhe do të shitet me 84.5 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV