Spartak Ngjela posaçërisht për “Fjala”: Vendimi për teatrin duhej të merrej në nivel akademik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela posaçërisht për Fjala.al

Prishja e Teatrit Kombëtar është shprehje e krizës që ka bota akademike në Shqipëri. Do qëndronte, ose nuk do të qëndronte si muze një ndërtesë ose një godinë që ka shërbyer si Teatër Kombëtar për dekada të tëra, kjo duhet të ishte një ndërmarrje në nivel akademik. Janë gjithë këto katedra të historisë në Shqipëri, është Universiteti i Tiranës, është Akademia e Shkencave, është Instituti i Historisë, Instituti i Gjuhësisë; asnjëri nuk i pyeti këta, kjo është arsyeja që qeveria bën si të dojë. Ata që dolën në mbrojtje të teatrit, nuk dinin të argumentonin si fakt historinë që shpjegon memorien historike të Shqipërisë.

Nuk u kuptua ku mbaronte interesi për memorie historike i një shoqërie dhe ku fillonte interesi personal; por, arsyeja kryesore mbetet që, të gjitha institucionet e botës akademike nuk u involuan për të dhënë një mendim. Dhe këtë mendim, mund ta jepte tani Partia Demokratike???  Për sa u përket aktorëve që e mbrojtën, ata ishin të ndarë, sepse pjesa më e iluminuar e teatrit nuk u përfshi, atëherë, pyetja që ngrihet këtu është: pse ndodhi kjo?

Në një arsyetim të tillë duhet të ketë një objektiv. Vërtet në atë godinë janë luajtur drama të  mëdha dhe tragjedi të mëdha shekspiriane nga aktorë të mëdhenj, por janë bërë edhe gjyqe politike, dhe më e rënda ka qenë se komunizmi e quante Teatër Popullor.

Pjesa e persekutuar e shoqërisë nuk hynte dot fare në teatër, megjithatë, kjo nuk do të thotë se vlerat e teatrit nuk ishin të mëdha, aktorë të tillë si: Naim Frashëri, Kadri Rroshi, Violeta Manushi, Margarita Xhepa, Sandër Prosi, Prokop Mima, Kujtim Spahivogli etj. si këta, sigurisht që krijuan frazën letrare shqipe në komunikim, në qytetin e Tiranës, krijuan dritën në funksion të komunikimit shoqëror, hoqën zhargonin komun nga gjuha shqipe, dhe i dhanë mundësi vetë gazetarisë dhe publicistikës të krijonin raportin e drejtë të stilit të lartë të të folurit me stilin e lartë të të shkruarit, dhe kjo nuk erdhi rastësisht.

Në skenën e teatrit u luajtën tragjedi të mëdha shekspiriane si: Hamleti, Otello, Mbreti Lir, Shumë Zhurmë për Asgjë, Romeo dhe Zhuljeta; u luajtën drama të mëdha si: Armiku i Popullit, Arturo Ui, Revizori, dhe shumë drama e tragjedi të tjera, duke përfshirë edhe tragjedinë greke.

Në atë skenë teatri lindi edhe dramaturgjia shqiptare, kryeveprat e së cilës u vunë në skenë, por, sidomos atje u formua plejada e madhe e aktorëve të mëdhenj. Duket të kuptojmë se ai ishte një moment i fillesës historike të teatrit shqiptar, brenda një koncepti modern teatror që do të vinte një ditë, por Enver Hoxha u tremb nga teatri në mes të viteve ‘70, madje që nga fundi i viteve ‘60 dhe nuk lejoi më të luheshin kryeveprat e teatrit botëror. Këtu fillon kriza e teatrit që gradualisht kaloi nga një moment iluminimi në mediokritet.

Lexo edhe :  Shqipëria e Gjin Gjonit, Dumanit, Olsi Dados dhe Sametit nga Fieri

Viti 91’ që inicioi rrëzimin e komunizimit u prit shumë mirë nga artdashësit, sidomos nga aktorët, për të vijuar traditën e teatrit, por ata që erdhën në pushtet ishin hordhi që nuk pranonin zhvillimin e kulturës kombëtare dhe teatri ra kokëngulthi deri në ditët e sotme, pa dalë te vlerat e mëdha.

Në atë godinë teatrore që u prish humbi kjo histori që ju thashë, nuk ishte mirë të humbiste, por pyetja që ngrihet këtu është kjo: a do të ngrihet një teatër madhështor në Tiranë, brenda të cilit të ketë historinë e teatrit shqiptar, skena moderne, publik me nivel dhe aktorë të mëdhenj?

Çdo e keqe e ka një të mirë, në këto momente bota akademike e letërsisë dhe e teatrit duhet ta mendojë seriozisht presionin që duhet t’i bëjë qeverisë shqiptare, që në Tiranë të ngrihet një teatër madhështor. Qytetërimi aktual i frazës shqipe dhe i komunikimit teatror, që është i shpërndarë në shoqërinë e sotme shqiptare, duhet të rifillojë dhe të potencojë nivelin e frazës shqipe nëpërmjet Teatrit Kombëtar. Duhen aktorë të mëdhenj, duhen regjisorë të mëdhenj, dhe duhet dhe financimi i madh në kulturën teatrore në Shqipëri. Dekadenca e teatrit shqiptar nuk ishte e shkëputur nga shkatërrimet që sollën hordhitë antikombëtare që erdhën pas vitit 1991 dhe shkatërruan teatrot, monumentet e kulturës, shitën ikona, shkatërruan vlerat historike të popullit shqiptar, bllokuan arkeologjinë etj. si këto. Sigurisht, koha do t’i zgjdhë të gjitha, por pyetja që bëhet është kjo: Po prishja e Teatrit Kombëtar për t’u ruajtuar si muze, është rrjedhojë e asaj gjëme antikombëtare që shprehëm, apo është inerci? Kjo kërkon një studim, por ajo që duhet bërë tani është ajo që u theksua më lart: të fillojë të ngrihet Teatri Kombëtar i nivelit të lartë, me aktorë të seleksionuar dhe të zgjedhur në të gjithë teatrot aktualë në Shqipëri. Aktorët më të mirë dhe të talentuar duhet të vijnë në Tiranë me financim të madh, me regjisorë shqiptarë dhe të huaj për të vënë në skenë tragjeditë e mëdha botërore.

 

Të fundit

Tërmeti me magnitudë 6.3 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 ballë të shkallës Rihter goditi sot rajonin kilian të Antofagasta, njoftoi Qendra...

Kultivimi i kanabisit mjekësor në Shqipëri, ministrja jep detaje

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, foli sot lidhur me ligjin për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri. Denaj tha se janë caktuar 10...

Ndryshimet klimatike/ Shqipëria, nga klimë mesdhetare drejt asaj subtropikale

Mëngjesin e 20 janarit, ndërsa përgatitej të raportonte temperaturat e ajrit në Tiranë për Institutin e Gjeoshkencave, vrojtuesi Islam Kola u befasua nga rezultatet. Atë...

Rama ironizon opozitën: Çdo tango me Kujtim Gjuzin, do krijonte lëkundje!

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me të rinjtë e Partisë Socialiste ku ka dhënë mesazhin se mazhorancës i duhet një frymë e re...

Ish-zëdhënësja e Sali Berishës: Ju tregoj lidhjen familjare me Edi Ramën!

Ish-zëdhënësja e Sali Berishës, Erla Mëhilli, ka zbuluar lidhjen familjare që ka me Kryeministrin Edi Rama. Ajo ka treguar se lidhja e saj me Ramën...

Lajme të tjera

Web TV