Belinda Balluku: “Shqipëria, tërheqëse për investime të huaja”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sistemi elektroenergjetik po ecën drejt integrimit të tregjeve, liberalizmit të furnizimit dhe vetëprodhimit të energjisë. Kështu u shpreh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, teksa foli për arritjet, sfidat dhe masat e marra për menaxhimin e sezonit turistik. Sipas saj deri në 2030, Shqipëria synon të kthehet në eksportuese neto të energjisë.

“Aktualisht ky sektor ndodhet në momentin më të mirë duke patur parasysh rezultatet. Sistemi elektroenergjetik po ecën drejt integrimit të tregjeve, liberalizmit të furnizimit dhe vetëprodhimit të energjisë. Të gjithë komponentët e këtij sektori janë drejt përmirësimit duke sjellë rezultat të mirë të gjithë treguesve. Brenda viteve 2030 pretendojmë të kthehemi në vend ekspertues neto të energjisë së rinovueshme”.

Një ndër pikat kyçe të këtij zhvillimi, theksoi ajo, është shtimi i kapaciteteve prodhuese.

Vetëm gjatë vitit të fundit, theksoi Balluku, janë shtuar 500 megavat orë energji të prodhuar nga parqet diellore, duke kontribuar në diversifikimin e portofolit energjetik të vendit.

Ajo theksoi se Shqipëria është bërë tërheqëse për investime ndërkombëtare në energjinë e rinovueshme.

“Shqipëria ka rritur kapacitete prodhuesve të ardhura nga parqet solare dhe duke krijuar diversifikim të portofolit, duke garantuar zhvillim të mbështetur në burimet e rinovueshme të energjisë Shqipëria është një nga vendet tërheqëse për investime ndërkombëtare në energjinë e rinovueshme, duke pasur parasysh të gjitha kompanitë e huaja që operojnë në territor. Shëndoshja financiare e sektorit elektrik solli një sërë rezultatesh të mira të cilat janë të bazuara mbi performancën”.

Sipas Ballukut, kjo performancë solli që “për herë të parë pas 30 vitesh në sistemin elektroenergjetik bëmë një ulje të çmimit, e cila është prej 10.5% e faturës së abonetëve për 1 milionë e 70 abonentë”.

Lexo edhe :  Sulmet kundër prodhuesve vendas kanë vetëm një shpjegim: janë makineri gjobash!

Nga kjo ulje, informoi ajo, qytetarët përfitojnë rreth 100 milionë euro në vit. Gjithashtu, sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror, informoi Balluku, Shqipëria ka marrë 78,8 pikë në treguesin e qëndrueshmërisë energjetike, duke u renditur e para në rajon dhe duke lënë pas vende si Zvicra dhe Franca.

Zëvendëskryeministrja Balluku theksoi se së shpejti do të hidhet për konsultim publik ligji i ri për sektorin e energjisë elektrike, i cili synon modernizimin e mëtejshëm të tregut dhe garantimin e konkurrencës së ndershme, në përputhje me standardet e BE-së. m.p.

Të fundit

“Porta e Ferrit” do të shuhet: Nga katastrofë mjedisore në atraksion

Në zemër të shkretëtirës së Karakumit në Turkmenistan, flakë të dobëta përshkojnë muret e një krateri gjigant prej 70...

Cilat vende kanë pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Miliona punëtorë në të gjithë BE-në vazhdojnë të fitojnë pagë minimale. Pragjet kanë për qëllim të sigurojnë një standard bazë jetese për punëtorët, megjithëse...

Dustin Hoffman, mjeshtri i ndjeshmërisë së thellë në ekran

Nga Leonard Veizi Në panteonin e artit të kinemasë, ka aktorë që thjesht luajnë një rol, dhe ka artistë që e transformojnë atë, duke e...

Hëngrën panine me salsiçe dhe brokoli, një i vdekur dhe 9 të shtruar në spital

Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë shtruar në kujdes intensiv në Kozenca të Italisë për helmim nga ushqimi. Medita italiane bëjnë...

DW: Gjermania, frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon ta bombardojë botën me tarifat e tij doganore, që pjesërisht janë edhe drastike. Ai ra dakord me BE-në...

Lajme të tjera

Web TV