Nga grabitja e postës te sajimi i 2 atentateve, kush është i riu autor i 15 grabitjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Andi Rexhepi ose i njohur ndryshe si ‘Poturri’ i cili ka përfunduar sot pas hekurave është një emër jo pak i njohur në fushën e grabitjeve duke nisur që nga shtëpitë e ‘yjeve’ në Greqi deri tek arrestimi së fundmi për grabitjen e Postës në Krujë.

Dhe në fakt për këtë të fundit ai u konsiderua dhe si ‘koka’ i bandës së grabitjeve por më pas u la i lirë për shkak të mungesës së provave.

Por sot Policia ka vërtetuar autorësinë e tij në 15 grabitje në vitet 2018- 2019 kryesisht në banka, argjendari, karburante etj.

Andi Rexhepi u dënua në Greqi për vjedhje e grabitje por u arratis nga burgu. Ai aty ishte pjesë e një bande shqiptarësh që grabisnin shtëpi, kryesisht të ‘yjeve’ grekë.

Më pas në Shqipëri ai dyshohet se ka goditur me automjet për vdekje një person kurse në nëntor 2019 ishte mes të arrestuarve për vjedhjen e 130 milionë lekëve në Postën e Krujës. Por u lirua nga Gjykata se nuk kishte prova që ai kishte organizuar apo të ishte pjesëmarrës në atë grabitje.

Ndërkohë, me herët  në qershor 2017 në kryqëzimin e Borizanës, ai ka sajuar një atentat me dy të shtëna, por pas verifikimeve të policisë ka rezultuar se e gjithë ngjarja ka qenë një sajesë.

 

Të fundit

Kushtetuesja zbardh vendimin, pritet të rinisë seanca për konstituimin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi pak minuta më parë aktgjykimin e plotë që pritet t'i hapë rrugë konstituimit të...

Sulmi ndaj produktit vendas, ku është shteti?

Në Shqipëri, çdo herë që bujqësia dhe blegtoria ngrenë kokë, mediat e paguara nxjerrin “skandale” të rreme. Mjafton një lajm i fabrikuar, një video...

Djali i Orwell-it: “Ferma e Kafshëve”, puna në ekip e prindërve të mi

Në 80 vjetorin e satirës klasike Richard Blair për rolin që luajti nëna e tij në zhvillimin e fabulës politike të vitit 1945 – dhe...

Pushime në atdhe, fluks i lartë turistësh në pikat kufitare

Vijon të mbetet i lartë fluksi i qarkullimit në pikat kufitare, si pasojë e kthimit të emigrantëve pas pushimeve në atdhe dhe hyrjes së...

Rubio: Rusët paguan me para në dorë karburantin në Alaskë

Edhe pse Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pati një takim miqësor me homologun e tij rus, Vladimir Putin, sanksionet kundër Rusisë mbeten në fuqi....

Lajme të tjera

Web TV