Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta më të mëdha të arit në botë, pas Shteteve të Bashkuara, me 3.352 dhe 2.452 ton ar sipas të dhënave të Këshillit Botëror të Arit. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e këtij thesari nuk gjendet as në territorin gjerman e as italian: shumica e lingotave ruhen në Rezervën Federale të Nju Jorkut, në zemër të Manhattanit.

Kjo praktikë, që daton që nga Lufta e Ftohtë, lidhej me besimin tek stabiliteti financiar amerikan dhe me frikën nga pushtimi sovjetik. Aktualisht, rreth 37% e arit të Gjermanisë dhe 43% e arit të Italisë ndodhet ende në SHBA. Por situata e trazuar gjeopolitike, luftërat afër kufijve të Evropës, tensionet në Estrecho de Ormuz dhe politikat e paparashikueshme të presidentit Donald Trump kanë ngjallur shqetësim.

“Na shqetëson shumë mundësia që Trump të ndikojë mbi pavarësinë e Rezervës Federale,” deklaroi Michael Jäger, president i TAE. Ai theksoi se rekomandimi është që ari të kthehet në Evropë për të garantuar kontrollin e plotë të bankave qendrore.

Në këtë kontekst, ka nisur të diskutohet edhe për fatin misterioz të arit të konfiskuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dokumente të deklasifikuara zbulojnë se 154 ton ar nazist kaluan nga Zvicra përmes Canfranc në Spanjë dhe Portugali, ndërsa pjesë të arit gjerman u transferuan në SHBA për rindërtimin pas Planit Marshall.

Po ashtu, ari i Benito Mussolinit mbetet një mister. I njohur si “ari i Dongo-s”, ky thesar që përmbante lingota, bizhuteri dhe valutë u kap nga partizanët italianë në vitin 1945, por shumica e tij u zhduk në rrethana të paqarta, duke nxitur teori të shumta për përdorimin apo vjedhjen e tij.

Lexo edhe :  E thotë publikisht! Kancelari gjerman: Kam dyshime për interesat e përbashkëta me SHBA-në

Megjithatë, për Gjermaninë dhe Italinë, fokusi sot është te sigurimi i rezervave kombëtare brenda kufijve, si garanci për një të ardhme ekonomike më të qëndrueshme./kb

 

Të fundit

Michael Douglas: “Qeveria amerikane po flirton me autokracinë”

Aktori i njohur Michael Douglas ka ngritur shqetësime të forta mbi rrezikun e humbjes së demokracisë në Shtetet e...

Papa Leoni XIV: Dialogu të zëvendësojë dhunën e armëve

Papa Leoni XIV bëri një apel për paqe, duke kërkuar që “dhuna e armëve të zëvendësohet me dialog”. Ai theksoi se paqja është një dëshirë...

Trump ironizon partinë e re të Musk: Ka 5 javë që ka dalë nga kontrolli

Nuk ka të ndalur beteja në rrjetet sociale mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe multimiliarderit Elon Musk, i cili pak kohë...

Dreka vdekjeprurëse: Gruaja australiane shpallet fajtore për vrasje me kërpudha

Erin Patterson, gruaja australiane e akuzuar për helmimin me kërpudha vdekjeprurëse të tre të afërmve të saj gjatë një dreke në korrik 2023, është...

Bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit për armëpushim përfundon pa marrëveshje

Raundi i parë i bisedimeve të tërthorta për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit ka përfunduar pa ndonjë përparim konkret, ka bërë të ditur...

Lajme të tjera

Web TV