Cakaj: Bashkëpunimi me BE-në dhe rajonin, themelore kundër pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur mbajtjen e Konferencës së Nivelit të Lartë të Selanikut.

Konferenca është zhvilluar online, me pjesëmarrjen e të gjithë ministrave të jashtëm të rajonit, disa vendeve anëtare të BE-së dhe përfaqësuesve të lartë të Komisionit Evropian.

Sipas Cakajt, diskutimi i procesit të rihapjes graduale të kufijve, rimëkëmbja ekonomike dhe përpjekjet për frenimin e përhapjes së koronavirusit ishin temat më të rëndësishme.

Cakaj shpreh bindjen se bashkëpunimi rajonal dhe bashkëpunimi me BE-në janë themelorë në luftën e përbashkët kundër pandemisë.

Postimi i plotë

Sot u mbajt Konferenca e Nivelit të Lartë e Selanikut me pjesëmarrjen e të gjithë ministrave të jashtëm të rajonit, disa vendeve anëtare të BE-së dhe përfaqësueseve të lartë të Komisionit Evropian.

Zhvilluam një bisedë shumë të vyer për të bashkërenduar veprimet tona në procesin e rihapjes graduale të kufijve, rimëkëmbjes ekonomike dhe përpjekjeve të përbashkëta për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Të gjithë njëzëri u pajtuam për të shtuar bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, agrikulturës, turizmit, transportit dhe ndërlidhjes.

Bashkëpunimi rajonal dhe bashkëpunimi me BE-në janë themelorë në luftën e përbashkët kundër pandemisë.

 

 

 

Të fundit

Rama: Ina Majko, prurja e parë në vijim të rrugës së re

Kryeministri Edi Rama thotë se Ina Majko, të cilën e emëroi zëvendës ministre të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, është prurja...

Rama vizitë në Vlorë, pritet të mbërrijë në Bashki

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në bashkinë e Vlorës. Mësohet se kreu i qeverisë do të jetë prezent aty rreth orës 10:00, ndërkohë...

Çfarë do të thotë vërtet “Globalizoni Intifadën”

Nga Bret Stephens Zohran Mamdani pati tre raste për të mohuar shprehjen “globalizoni intifadën” gjatë një interviste për fundjavë në NBC me Kristen Welker. Do...

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

Një grindje publike midis Presidentit Donald Trump dhe aleatit të tij, miliarderit Elon Musk, u rihap këtë javë pas një grindjeje në dukje të...

Dita e sotme me diell, temperaturat deri në 40 gradë celcius

Për ditën e sotme (3 korrik) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, për shkak të masave ajrore të thata. Moti...

Lajme të tjera

Web TV