Mediu: Ja çfarë na propozoi ambasadorja amerikane për Reformën Zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opozita nuk e ka braktisur Këshillin Politik të Reformës zgjedhore”, deklaroi kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Mospjesëmarrjen në takimin e të hënës, Mediu e justifikon me atë që ndodhi me Teatrin Kombëtar.

Sipas Mediut, duhet të vlerësohet propozimi i ambasadores së ShBA, Yuri Kim  për sistemin danez, si një sistem që mund të përshtatet me klimën politike në Shqipëri.

Mediu thotë se Basha i ka shprehur ambasadorëve të BE se nuk është kundër ndryshimit të sistemit, por kjo kërkon bashkëpunimin e dy palëve.

Sot kemi diskutuar që duhet të marrin në analizë, avantazhet dhe disavantazhet. Ambasadorja amerikane ka sjellë një propozime për sistemin danez. Unë nuk besoj që ambasadorja amerikane ka sjellë thjesht për të konsumuar një ide, por sepse ka gjykuar se është një sistem që vlen nga pikëpamja e përfaqësimit dhe klimës politike në Shqipëri. Opozita padyshim që duhet të vlerësojë se vjen nga partneri ynë strategjik, një propozim që do na bëjë të mendojmë a është i implementueshëm dhe a është i përshtatshëm dhe të analizojmë atë që është më e mirë.  Basha sot në takimin me ambasadorët theksoi se nuk ka qenë kundër ndryshimit të sistemit. Por duhen dy palë për të ndryshuar kushtetutën se nuk mund ta bëjë vetëm opozita. Reforma zgjedhore kërkon të dy palët në mënyrë të veçantë  mazhorancën.

Të fundit

Incident i frikshëm në MMA, sportisti shqiptar nxirret nga kafazi me barelë

Një përballje dramatike në arenën e arteve marciale mikse (MMA) në “MBW Park”, Mynih të Gjermanisë, u shoqërua me...

Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA

Një takim i nivelit të lartë u zhvillua sot në selinë qeveritare italiane, ku kryeministrja Giorgia Meloni priti zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance dhe...

Monika Kryemadhi ndryshon profesion, merr pjesë si aktore filmi

Pas një muaji intensiv ku çdo ditë bëri fushatë për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën, Monika Kryemadhi si i është rikthyer sërish “planeve” të...

Ukraina ngre alarmin: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit

Ukraina thotë se Rusia ka nisur sulmin e saj më të madh me dronë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë, duke...

Berisha takon Presidentin e IDU në Bruksel: E njoha me farsën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Presidentin e IDU-së, Stephan Harper, në Bruksel. Lajmin e ka bërë...

Lajme të tjera

Web TV