Ambasadorja franceze dhe përfaqësues të KE vizitojnë shkollën “Asim Vokshi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rihapjen e shkollave për maturantët, Zëvendësministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Zj. Nina Guga dhe Drejtori i Përgjithshëm i Arsimit Parauniversitar Z. Selman Hodaj kanë mikpritur në shkollën e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” ambasadoren e Francës Sh. S. Znj. Christina Vasak, këshilltarin për Bashkëpunimin dhe Veprimtari Kulturore Z. Jérôme Spinoza, si dhe Znj. Jutta Gützkow dhe Z. Olsi Dekovi nga kryesia e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë.

Në kuadër të mbrojtjes kundër COVID-19, ata dhuruan mjete mbrojtëse për nxënësit e kësaj shkolle.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Zëvendësministrja Nina Guga është shprehur: “Falënderime për bashkëpunëtorët tanë që janë gjithmonë mbështetës!”

Ata kanë dhënë asistencën e tyre në mbarëvajtjen e mësimit duke dhuruar maska për nxënësit, njëkohësisht, në mënyrë simbolike kanë dhuruar edhe shaminë e Nënë Terezës.

Të fundit

Prapaskenat e PD, ja tre grupet që janë brenda selisë blu

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula, ka komentuar procesin e rinumërimit të votave duke thënë se selia blu tentoi...

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë nëse vazhdoni…

Donald Trump ka deklaruar këtë të premte se ai "pa dyshim" do të urdhëronte një tjetër bombardim të Iranit nëse Teherani do të vazhdonte...

Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

Agjencia për Mbrojtje Civile në Gazë tha se forcat izraelite kanë vrarë të paktën 62 persona më 27 qershor, përfshirë dhjetë persona që ishin...

‘Tirana Fest’ ndez atmosferën te sheshi ‘Skënderbej’, koncerte dhe sporte ekstreme

Atmosfera në zemër të kryeqytetit po “ndizet” nga Tirana Fest 2025, një festival dyditor FALAS për të gjithë familjen, që po zhvillohet në...

Francë, rrëzohet një avion i vogël, humbin jetën tre persona

Një avion i vogël që i përkiste një klub fluturimi në qytetin Champhol, në veri-qendër të Francës, është rrëzuar këtë pasdite, duke shkaktuar vdekjen...

Lajme të tjera

Web TV