Shtatë personat e arrestuar pas protestës për shembjen e Teatrit Kombëtar do të dalin sot para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Në mbrojtje të tyre këtë mëngjes ka dalë Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë dhe shoqëria civile të cilët kanë protestuar para Gjykatës së Tiranës duke kërkuar lirimin e të arrestuarve.
Pas protestës së 17 majit, ku policia shembi godinën e Teatrit Kombëtar, u arrestuan shtetasit Boiken Abazi, Kastriot Qemaj, Sokol Ndoj, Romeo Lila, Endrit Mertiri, Burim Tafilica, Edjon Xhoxhaj, për kundërshtim të policëve dhe grumbullim të paligjshëm.
Siç shihet, mes të arrestuarve është edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë, Boiken Abazi, i cili iu bashkua protestës së artistëve dhe qytetarëve shqiptarë kundër shembjes së teatrit./b.b/Fjala.al