VIDEO/Dalin pamje nga operacioni anti-drogë ku u arrestuan 19 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka dalë videoja nga momenti i finalizimit të superaksionit anti-drogë të zhvilluar në Kukës dhe disa qytete të tjera të vendit, ku u arrestuan 19 persona, mes tyre edhe 2 policë.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se është pezulluar nga detyra një tjetër oficer policie, si dhe gjatë aksionit është sekuestruar një armë zjarri tip kallashnikov dhe bimë kanabisi.

Njoftimi i policisë:

Kukës

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës Drejtues Zef Laska, së bashku me Prokuroren e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës Rita Gjati, në konferencë për shtyp në lidhje me finalizimin e operacionit “Shënmëri 2020”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacion i shtrirë në disa qarqe të vendit si Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Gjirokastër, me mbështetjen e Forcave Lëvizëse Operacionale.

19 persona në pranga, sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov.

Në zbatim të Planit të Veprimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për marrjen e masave operacionale në terren, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim me strukturat e lëvizjes operacionale FLO, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale, si dhe me SHÇBA-në dhe nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, në orët e para të mëngjesit finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Shënmëri 2020”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë për 19 shtetas, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, në bashkëpunim” dhe konkretisht:

  1. S., 29 vjeç, A. T., 50 vjeç, F. M., 20 vjeç, P. P., 61 vjeç, A. B., 36 vjeç, A. B., 52 vjeç, B. D., 27 vjeç, T. V., 40 vjeç, P. P. 46 vjeç, B. K., 36 vjeç, Sh. T., 46 vjeç, Z. M., 44 vjeç dhe R. T., 24 vjeç, nga këto 10 shtetas janë banorë të Kukësit, një shtetas banor i Lezhës, 1 i Pukës dhe 1 i Gjirokastrës.
Lexo edhe :  Shpërthen bombola e gazit në Gramsh, digjet plotësisht banesa

Për shtetasit S. K., 41 vjeç, K. M., 26 vjeç dhe A. H., 34 vjeç, u bë njoftimi i masës së sigurisë “Arrest në burg” në IEVP Tiranë, pasi janë arrestuar për vepra të tjera penale.

Gjithashtu në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim e 3 shtetasve: B. K., Z. M. dhe B. C.

Nga strukturat e SHÇBA-së pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës janë arrestuar dy punonjës policie, shtetasi A. K., 49 vjeç dhe shtetasi R. C, 59 vjeç, për veprën penale ” Shpërdorimi i detyrës”.

Dokumentimi i këtij aktiviteti kriminal është bërë pas një hetimi disa mujor nga strukturat e DVP Kukës në bashkëpunim me SHÇBA-në, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, duke aplikuar format dhe metodat speciale të hetimit, në kuadër të procedimit penal të nisur në vitin 2018, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Ndërsa për oficerin e Policisë N. K, u mor masa e pezullimit nga detyra.

Po gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi S. V., 41 vjeç, banues në Shtanë, Kukës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip automatik, si dhe në ambientet e jashtme u gjetën 54 kubikë me bimë të dyshuar narkotike kanabis.

Strukturat e DVP Kukës do të intensifikojnë masat për garantimin e rendit publik dhe për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në Qarkun Kukës, duke bashkëpunuar me të gjithë institucionet ligjzbatuese dhe aktorët e tjerë.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/294698431534646/

Të fundit

“Plumbat vinin nga pas”, ish-prokurori Arjan Ndoja ‘zbërthehet’ në GJKKO

Ish-prokurori Arjan Ndoja, sot deputet i zgjedhur i PD-së, Arjan Ndoja, ka dëshmuar ditën e sotme në Gjykatën e...

“Ul kokën para meje, se të njoh mirë kush je”/ Klodiana Lala përplaset me sekretarin e PL

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe gazetarja Klodiana Lala u përfshinë në një debat të fortë, në emisionin "Të Paerkspozuarit”...

Çfarë do të bëje nëse do të kishe një kukull të frikshme të ngjashme me nënën tënde?

Ja çfarë bëri një vajzë shtatëvjeçare në fotografitë eartistes polake Aneta Grzeszykowska Nga Ariela Bard Në një prej fotografive të artistes polake Aneta Grzeszykowska, vajza e...

Shqipëria mes tërmeteve dhe zjarreve, por pa kulturë sigurimi

Ponari, CEO i SIGAL: Sigurimet ndërtojnë liri dhe dinjitet Viti 2024 shënoi rekordin historik të temperaturës globale. Shkrirja e akullnajave, vdekjet nga nxehtësia dhe përhapja...

“Marrëdhënia ime me Ramën”/ Flet Sara Mila: Ja si u bëra një nga deputetet më të votuara

Në një intervistë të gjatë me Roland Qafokun në emisionin “Dekalog” në DritareTV, deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mila, tregoi për herë...

Lajme të tjera

Web TV