“Ndihesha si rosaku i shëmtuar para se të bëhesha e famshme”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Para së të bëhen njerëz të suksesshëm kanë pasur frikërat dhe pasiguritë e tyre. Edhe njerëzit më të fortë në dukje kanë pasur probleme para se të korrnin sukses.

Përmes postimeve në rrjetet social Ylli i muzikës pop, Britney Spears ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një histori personale të viteve më parë. Ajo ka treguar se nuk është ndjerë kurrë e bukur, madje dikur ndihej si rosaku i shëmtuar.

Britney ka publikuar në profilin e saj të Instagramit, ku ndiqet nga një numër i madh fansash, një foto të saj me baluke. Këngëtarja ka rrëfyer se dikur mbante baluke për të mbuluar ballin e saj sepse nuk i pëlqente dhe nuk donte ta ekzpozonte.

“E di që kam nevojë për baluke. Kush do e kishte menduar që të pasurit baluke të bën të dukesh shumë më e bukur? Nuk kisha më baluke që nga klasa e tretë dhe më kujtohet si sot…Ka qenë diçka shumë e madhe për mua të ekspozoj ballin. Vetëm njerëzit e bukur në jug e bënin këtë dhe unë s’jam ndjerë ndonjëherë e tillë, prandaj s’isha e gatshme ta zbuloja.

Kisha dhëmbë të shëmtuar dhe ndihesha si rosaku i shëmtuar. Mbaj mend që kam bërë një takim në një agjensi modelesh, por s’ndihesha fare e lezetshme, prandaj shkova në shtëpi dhe i thashë: “Ndoshta mund të bëhem dhe unë si vajzat e mëdha dhe të zbuloj ballin…Kështu bëra, por dukesha një tmerr edhe pse asokohe më pëlqente vetja. Ndoshta thellë thellë e dija që s’ngjaja bukur, por mendova të kundërtën meqë dukesha “cool”, ka shkruar Britney, e cila padyshim i ka habitur të gjithë ndjekësit e saj.

Të fundit

Kush i gjuan penalltite te Real Madrid? Xabi Alonso merr vendimin final

Duke qenë se sezonin e kaluar, Real Madrid humbi një të tretën e penalltive të dhëna, nga 19 në...

Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit, Policia e Shtetit bën njoftimin

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me plotësimin e formularit për të gjithë efektivët të cilët...

Stuhia ‘Floris’ godet Britaninë dhe Irlandën, mijëra familje mbeten pa energji elektrike

Britania dhe Irlanda janë goditur këtë të hënë nga një stuhi e fuqishme “Floris” dhe me erërat me shpejtësi që tejkalonin 160 km/orë. Kjo situatë...

Nuk japin pagat! Tiranës dhe Skënderbeut u bllokohet merkatoja për 3 sesione

Tirana dhe Skëndërbeu kanë marrë nga 3 dënime për shkak të pagave të prapambetura ndaj ish-futbollistëve të tyre. Edhe pas vendimit të dhomës së zgjidhjes...

Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën elektrike

Një aksident ka ndodhur sot në aksin Fier- Levan, në afërsi të “ Kthesës së Zhupanit”. Një automjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë...

Lajme të tjera

Web TV