Mazniku: Teatri u shemb pas 28 takimeve me artistët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku i foli sonte për shembjen e Teatrit Kombëtar. Mazniku tha se shembja e godinës erdhi pas 28 takimesh dhe diskutimesh me artistët dhe shoqërinë civile.

Ai shtoi se ishte ezauruar çdo mendim i cili u shfaq në projektin përfundimtar.

“Kemi bërë më shumë se 28 takime me artistët për të diskutuar për teatrin dhe kjo pjesë e diskutimit është ezauruar.

U gjendën para një pakicë që nuk është e gatshme të ndryshojë qëndrimin e vetë dhe një shumicë që është zgjedhur për të qeverisur dhe vendosur. Ndërtimi i një teatri të ri ka qenë premtim i fushatës së Veliaj dhe më këtë ka marrë votën.

Nuk më shqetëson protestat, ne jemi mësuar me këtë histori që kur filluam me këndin e lojërave në Kodrat e Liqenit, një nga projektet më të bukura në këto 4 vite.

Jemi mësuar se pas çdo pune të mirë ka një palë që është gati të hedh baltë, është pjesë e çmimi që paguajmë për progresin e bërë.

Pazari i Ri, Bulevard i ri, sheshi Skënderbej, ndjej një krenari të madhe kur shoh këto punë që janë bërë për qytetin.

Do të ndihen të turpëruar në të ardhmen ata që kanë protestuar sot, kur teatri i ri të jetë një nga projektet më të bukura dhe të rëndësishëm të rajonit jo vetëm Tiranës” tha Mazniku për Report TV.

Të fundit

Përfaqësuesi i PD: Kutitë e Greqisë bëjnë me turp bastionet socialiste

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, tha se procesi i votimit të Diasporës, veçanërisht në Greqi, është minuar nga...

Eduard Zaloshnja: PD+LSI gropë të madhe elektorale edhe në Tiranë, ku popullsia rritet

Qysh prej vitit 1991, gradualisht, popullsia e Shqipërisë është zvogëluar. Ndërkohë, po gradualisht, popullsia e Qarkut Tiranë është rritur nga viti në vit. Dhe...

Incident i frikshëm në MMA, sportisti shqiptar nxirret nga kafazi me barelë

Një përballje dramatike në arenën e arteve marciale mikse (MMA) në “MBW Park”, Mynih të Gjermanisë, u shoqërua me një incident të rëndë ku...

Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA

Një takim i nivelit të lartë u zhvillua sot në selinë qeveritare italiane, ku kryeministrja Giorgia Meloni priti zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance dhe...

Monika Kryemadhi ndryshon profesion, merr pjesë si aktore filmi

Pas një muaji intensiv ku çdo ditë bëri fushatë për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën, Monika Kryemadhi si i është rikthyer sërish “planeve” të...

Lajme të tjera

Web TV