Brisida Shehaj në protestë për teatrin: Jo normale shembja; Veliajn s’e kam votuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke treguar arsyet që e nxorën në protestë kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, Brisida Shehaj ka rrëfyer largimin e saj si drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve. E ftuar në emisionin “Tempora” në Rtv Ora, Shehaj thotë se arsyet se largimit të saj duhet ti tregojë vetë Kryeministri. Ndërsa pyetjes nëse është e penduar e Rilindjes Shehaj përgjigjet në këtë mënyrë.

Brisida ShehajDeri në momentin e caktuar që idete e tua janë pjesë e një ekipi, deri në momentin që ti e gjen vetën pjesë të atij ekipi më pas largohesh. Mua nuk më largoj, nuk më hoqi njeri. Ishte një vendimarrje e imja për tu larguar sepse nuk e ndjeja më vetën pjesë të atij ekipi. Dorëheqja ime ka qenë një histori shumë e bukur por që nuk më takon mua ta them. Nuk preferoj të flas sidomos për diçka që ka ndodhur mes meje, Kryeministrit apo asaj pjesë të administratës. Në qoftë se do të dojë ndonjë ditë Kryeministri ti përgjigjet këtyre pyetjeve është i lirë nga unë ka leje të tregojë të gjithë të vërtetën.

Je një e penduar e Rilindjes?

Jo s’kam pse të jem e penduar. Unë kam bërë një punë që unë e gjykoi shumë të mirë. Jam i gatshëm të përballem me këdo për çdo shifër, për cdo gram të atij institucioni. Unë i mbaj mend edhe sot sepse unë punoja nga ora 8 e mëngjesit deri në 3 të natës. Kam bërë më të mirën e mundshme, kjo ishte më e mira e imja. Do isha penduar po të kisha bërë ndonjë gabim, unë nuk kam bërë asnjë gabim, nuk kam bërë asnjë faj.

Unë nuk kam votuar për zotin Veliaj dhe nuk pres ndonjë gjë të madhe nga zoti Veliaj. Nuk e kam votuar. Absolutisht unë jam e majtë. PS ka pikërisht këtë vlerë, lirinë e saj. Mua nuk më merrte kryeministri për të më thënë voto këtë njeri.

Lexo edhe :  Nesër, dita kur vuloset fati i Adriatik Lapajt në politikë

Pse nuk e votuat zotin Veliaj?

Sepse nuk pash një njeri që kishte program. Unë në 2019-ën nuk kam votuar. Nuk kishte as program, as platformë, asgjë. Ndërsa për zotin Rama, është një njeri që unë e kam votuar. E kam votuar me bindje të plotë se do të bënte ndryshimin. Kur shoh ato pamje (shembjen e godinës së teatrit), ishin arsyet përse isha aty. Nuk më duket normale dhe ligjore.

Të fundit

Shpërtheu tre herë pas nisjes/ Raketa Starship përfundon me sukses mision testues

Pas një serie dështimesh gjatë vitit të kaluar, SpaceX ka realizuar me sukses fluturimin testues të raketës më të...

Parashikimi i motit, 27 gusht 2025

Këtë të mërkurë, vlerat e larta barike që kanë përfshirë territorin shqiptar, pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe rritje të temperaturave. Parashikohet që paraditja...

Konsumi i pijeve me gaz mund të shkaktojë rënien e flokëve, sipas studimit të ri

A mund të jetë konsumi i pijeve me gaz arsyeja pse po humbni flokët? Njerëzit që pinë më shumë pije me sheqer mund të kenë...

Mot i keq me stuhi në disa rajone/ Paralajmërime për banorët, dëme të mëdha materiale

Ndërkohë që disa vende vijojnë luftën me zjarret, një pjesë tjetër po përballen me stuhi të forta. Një dallgë jashtëzakonisht e fortë goditi këtë të...

Fituesit në universitete / Kryeson IT dhe degët e Mjekësisë

Universitetet publike në mbarë vendin kanë shpallur listën e kandidatëve fitues të raundit të parë për pranimin në institucionet e arsimit të lartë. Ky vit...

Lajme të tjera

Web TV