“Shqipëria peng i politikës”/Hajdari thirrje opozitës: Ejani në tryezën për reformën zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Rudina Hajdari me tone të forta nga foltorja e Kuvendit, tha se politika ka marrë peng vendin dhe se ndërsa shqiptarët “nuk mbajnë dot me buke familjet, pasuritë natyrore janë marrë nga 5 persona”.

Hajdari i bëri thirrje deputetëve socialistë të reagojnë e të kundërshtojnë, duke iu referuar shembjes së Teatrit. Po ashtu, deputetja i është drejtuar me një thirrje të fortë edhe opozitës jashtëparlamentare që të mos braktisë tryezën për reformën zgjedhore, ndërsa shtoi: “mos e lini vendin në dorë të socialistëve”.

“Shqipëria është vjedhur në mënyrë flagrante. çdo gjë në këtë vend ka marrë fund sepse e ka marrë peng politika për vite me radhë. Sot qytetarët shqiptarë duhej të ishin minimumi me buxhet 50 mijë dollar për çdo familje. Shqipëria ka pasuri natyrore, ka mundësi që qytetarët të kenë të ardhur aq sa të jetojnë me integritet e të mos lapaçiten çdo ditë.

Sot qytetarët nuk i kanë këto mundësi, edhe pse Shqipëria është një vendi pasur, këto pasuri natyrore janë të grabitura nga 5 njerëz, janë centralizuar tek 5 njerëz që janë pasuruar me këto lekë dhe shqiptarët enden rrugëve, nuk kanë mundësi të mbajnë familjen e tyre shtëpinë  e tyre. Çdo shqiptarë sot është me 3 mijë euro borxh. Në këtë vend nuk të jepet mundësi atë bësh asgjë. Ne po evokojmë për ndryshimin e  sistemit zgjedhor.Thojeni fjalën e lirë zotët deputetë. Enver hoxha ka vdekur, ca po bëjmë ne sot? Thojeni fjalën tuaj”, u shpreh Hajdari.

Më tej ajo ju drejtua deputetëve socialistë duke i pyetur pse nuk e mbron njëri nga ju tetarin? “Nuk ju vjen keq? Ju mban për fyti kryetari i partisë suaj. Këtu duhet ndryshim sistemi sepse politika e vjetër e ka marrë peng këtë vend dhe ne duam shpresë në këtë vend, të rinjtë të kthehen në Shqipëri e ta çojën përpara. I bëj thirrje opozitës jashtëparlamentare, mos e braktisni atë tryezë, mos e leni Shqipërinë në dorë të socialistëve. Mos i leni më bashkitë në duart e socialistëve, hajde të luftojmë në parlament”, tha Hajdari./Fjala.al

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV