Humb jetën punëtori në Korçë, një tjetër dërgohet me urgjencë në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një punëtor i ndërtimit është zënë poshtë nga vinçi në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur afër Pazarit të Ri, në afërsi të agjencisë së autobusëve.

Nga të dhënat e para mësohet se punëtori i zënë nga vinçi është Elvis Josifi, 30 vjeç i cili nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Pavarësisht ndërhyrjes me shpejtësi të punëtorëve të tjerë, por edhe babait dhe vëllait të tij me të cilët punonte në kantier, Elvis Josifi nuk mundi që të mbijetonte pasi goditja ishte fatale duke i marrë jetën në vend.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur pak minuta më parë. Punëtori ishte duke punuar në katin e katërt në kantierin e një pallati.

Nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur edhe një tjetër punëtor që është dërguar në spital për ndihmë. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore./Fjala.al

Të fundit

Klubi nga Arabia Saudite ofron 30 mln euro për yllin e Milanit

Pasi mori përgjigje ngeative nga Juventus për Manuel Locatelli, Ah-Ahli është hedhur në “sulm” për mesfushorin e Milanit, Youssouf...

Melani Trump e shkruajti letrën për Putinin me chat gpt?

Pas bisedimeve të samitit të Donald Trump me Vladimir Putin në Alaska të premten dhe përpara takimit historik të 'Koalicionit të Vullnetit' në Uashington...

Protestat shtohen, Serbia mbledh Këshillin e Sigurisë

Protestat që vijojnë tashmë prej muajsh në Serbi, e kanë detyruar Aleksandër Vuçiç të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Mbledhja u kryesua nga vetë Presidenti...

Tedi Blushi: Zjarret në Shqipëri shkaktuan mbi 300 milionë euro dëm

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për situatën e zjarrëve që përfshinë vendin...

Juventus mendon rikthimin e bujshëm në mesfushë

Jonathan Rowe dhe Adrien Rabiot u përfshinë në një përleshje mes tyre në dhomat e zhveshjes, pas humbjes në javën e parë në transfertë...

Lajme të tjera

Web TV