Teatri/Ina Zhupa: Krimi po pastrohet me mjete private, kamuflohen me…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka denoncuar se inertet e Teatrit Kombëtar po pastrohen me mjete private, por të kamufluara me logon e Bashkisë së Tiranës.

Në rrjetet sociale Zhupa ka publikuar disa dokumenta, që sipas saj tregojnë që kamionët janë në pronësi private të 2 kompanive të ndërtimit “ARB & Trans 2010” sh.p.k dhe “M.C Inerte “ sh.p.k!

Denoncimi i Ina Zhupës

Teatri Kombëtar u prish dhe po pastrohet krimi me mjetet e kompanive private nga Veliaj në shkelje të ligjit.

Vetë vendimi fantazem i prishjes së Teatrit Kombëtar, parashikon që kompetencën e shembjes e ka Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Tiranë.

Bashkia nuk ka zhvilluar asnjë tender për të kontraktuar mjete për këtë qellim, që mund të justifikonte prezencen e mjeteve të firmave private. Të cilat mesa duket për qëllime të tjera klienteliste me tenderat që jep Veliaj po zhvillojnë një punë, pa dokumente, pa tender, pa pagesë të deklaruar!

Referuar dokumenteve që pasqyrojnë të dhënat e mjeteve rezulton që kamionët janë në pronësi private të 2 kompanive të ndërtimit “ARB & Trans 2010” sh.p.k dhe “M.C Inerte “ sh.p.k! Mjetet gjatë punës janë kamufluar me logot e Bashkisë Tiranë duke funksionuar si mjete të Bashkisë.

Kryebetonieri Veliaj, që është njësh me kompanitë e ndërtimit duhet të japi llogari para organeve për këtë situate shkelje. Cilën Kullë të radhës do ju japi këtyre kompanive për ndërtim si përgëzim për punën e palodhur në shembjen e Teatrit Kombëtar?

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV