Rama përgënjeshtron Metën për platformën, por nuk i thotë jo Këshillit Politik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka mohuar që të ketë marrë nga presidenti Ilir Meta platformën me 14 pika, e cila u bë publike sot. Ndryshe nga sa pretendoi Meta, Rama thotë se kjo platformë nuk i ka mbërritur ende.

Megjithatë, kreu i Qeverisë nuk ka kundërshtuar propozimin e Presidentit për krijimin e një Këshilli Politik, ku ndër të tjera aty kërkohet të diskutohen edhe ndryshimet në ligjet e gjyqësorit.

“Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t’i vëmë pikat mbi “i” të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip/anglisht, se teatri ra, iku e na la maskat.

Jemi në prag të miratimit të Planit të Veprimit për Negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, s’ka rast më të mirë që Presidenti, Opozita, Institucionet e Drejtësisë,Partnerët Ndërkombëtarë për Drejtësinë dhe Integrimin, të mblidhen URGJENT në një tryezë me karta të hapura

Presidenti t’i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t’i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore! Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, parlamenti, qeveria, s’kanë kohë të luajnë “e ka kush e ka” derzhurnin”, shprehet Rama.

Ndërkohë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vijnë mesazhe të ashpra kundër çdo përpjekje për marrëveshje të fshehtë “për të vrarë reformën në drejtësi”.

Të fundit

Qielli shqiptar është kthyer në rrugën e re të ekonomisë

Shqipëria, vendi i detit dhe maleve, po ndryshon lojën. Qielli mbi ne është kthyer në rrugën e re të...

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka vendosur të ndalojë përkohësisht importin e deleve dhe dhive të gjalla nga Maqedonia e Veriut, pas...

Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?

Eksportet janë pezulluar, por nuk dihet se sa dhe çfarë është eksportuar. Ky konstatim i referohet vendimit të shpallur dy ditë më parë nga...

Florida, 29-vjeçari humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë muajit të mjaltit

Muaji i mjaltit i një burri 29-vjeçar nga Kolorado përfundoi tragjikisht kur u godit nga rrufeja ndërsa ndodhej në plazhin New Smyrna në Florida. Jake...

Real Madrid ngel me gisht në gojë, “Kroos 2.0” preferon një skuadër tjetër

Angelo Stiller ka më shumë gjasa të transferohet te Bayern sesa te Real Madrid. Edhe pse klubi madrilen e konsideron si pasuesin e Toni...

Lajme të tjera

Web TV