2019-ta është viti i Liverpool, statistikat e trofetë e fituar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liga Premier, kampionati më i madh i futbollit në Angli, ka qenë më i suksesshmi këtë vit në Evropë.

Liverpool arriti që të fitonte Ligën e Kampionëve të vitit 2019  dhe Kupën e Botës për Klube, megjithatë klubi i teknikut Jurgen Klopp shpreson që në fillim të këtij sezoni të arrijë të marrë vendin e parë të Premier Ligës, gjë që ska ndodhur që prej 30 vitesh.

Vetëm gjatë vitit 2019 Liverpool arriti që të fitonte 42 ndeshje, ose më saktë 44 nëse do të përfshijmë në numërim edhe takimet me Chelsean në sfidat e Superkupën e UEFA-s dhe atë ndaj Arsenalit në Kupën e Ligës.

Ndërsa, dy skuadrat e tjera të mëdha të kësaj lige të futbollit anglez, Manchester United dhe Tottenham kanë fituar bashkë 51 ndeshje gjatë vitit që sapo mbyllëm.

Ekipi i Klopp ka shënuar plot 129 herë në portat e kundërshtarëve dhe që prej 1 janarit të 2019 ata  kanë realizuar nga katër gola në 12 raste, ku më pikante ka qenë ndeshja kundër Barcelonës në Champions.

Formacioni i Liverpool mori katër vende nga top 10 më të mirët në votimin për Topin e Artë: Virgil van Dijk u renditet i dyti, Mane i katërti, Salah i pesti dhe Alisson Becker i shtati.

Në sezonin e Premier Ligë “Reds” arritën që të grumbullonin 97 pikë, që është edhe maksimumi  që një skuadër angleze ia ka dalë të grumbullojë ndonjëherë dhe të mos fitojë titullin kampion, si dhe i treti më i lartë në këtë kompeticion.

Mohamed Salah, ylli i Liverpool shënoi golin më të shpejtë të këtij 10-vjeçari që sapo mbyllëm në takimin me Tottenham, në finalen e Madridit. Ky klub ka dalë të mbyllë 25 ndeshje në shtëpi pa asnjë humbje, nga të cilat 21 i fitoi dhe në katër mori barazim.

Lexo edhe :  "Joan Gamper", Barcelona i jep leksione Como-s

Nga 18 takime të Premier Ligë, “Reds” kanë fituar 17, nga të cilat 16 kanë qenë fitore radhazi. Plot 18 lojtarë të klubit anglez kanë arritur që të shënojnë gjatë vitit që lamë pas dhe po të gjithë ata ia kanë dalë që të shënojnë nga e pakta 1 herë në sezonin që jemi aktualisht 2019-2020.

Skuadra e Jurgen Klopp arriti që brenda këtij viti të fitonte Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube dhe aktualisht është në garë për të rimarrë trofeun evropian, pasi ia ka dalë që të kualifikohet në 1/16-tat e finales.

Ky vit mund të quhet pa frikë viti i Liverpool, pasi arritën që të thyejnë rekorde në futbollin anglezë dhe të marrin disa nga trofetë më të rëndësishëm në Evropë e në botë./Përgatiti: Fjala.al/

 

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV