Sandër Lleshaj njofton operacionin e madh: Ndëshkim në dy plane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj bën me dije se “në ditët në vijim, strukturat e Policisë dhe IKMT-së do të ndërmarrin operacione të gjera në shkallë vendi”. Bëhet fjalë për operacione të shumta në mbrojtje të mjedisit.

“Ndëshkimi do të jetë në dy plane, me masa administrative dhe hetime penale për shkelësit”, thekson Lleshaj.

Reagimi i plotë i ministrit Lleshaj

Me kalimin e përgjegjësive për inspektimin e mjedisit tek Ministria e Brendshme, është hapur një fushë e re veprimtarie dhe një përgjegjësi e re për strukturat e saj.

Në ditët në vijim strukturat e Policisë së Shtetit dhe ato të IKMT-së do të ndërmarrin operacione të gjera në shkallë vendi në mbrojtje të mjedisit.

Në radhë të parë, vëmendja do të përqëndrohet tek të gjithë vijat ujore, tek lumenjtë e vendit, të cilët duhet të çlirohen nga derdhja e ujërave të zeza dhe derdhja e inerteve, të cilat janë shndërruar në një plagë të rëndë me pasoja të mëdha për mjedisin.

Në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, në bashkëpunim ndërmjet Policisë dhe IKMT-së do të zhvillohen inspektime dhe opreacione të forta për të ndaluar çdo dëmtim, i cili ka ndodhur dhe vijon për fat të keq të ndodh në ndotjen e lumenjve.

Po ashtu me vëmendje të madhe do të ndiqet edhe çështja e guroreve, e minierave, si edhe e pyjeve me qëllim që veprimtaria kriminale dëmtuese ndaj tyre të marrë një goditje të rëndë.

Për çdo rast kur konstatohen ndërhyrje të paligjshme, derdhje mbeturinash, derdhje inertesh, derdhje ujrash të zeza, në lumenj do të veprohen në dy plane. Së pari, IKMT-ja do të marrë masat administrative përkatëse, pra gjobat përkatëse. Ndërkohë që paralelisht Policia e Shtetit do të hapë hetime penale për vepra kriminale në dëm të mjedisit që parashikohen nga Kodi Penal i RSH.

Lexo edhe :  Armina Mevlani del publikisht krah vjehrrit të saj, blogerja bën thirrje për ndryshim

Pra, në të dy krahët ne do të luftojmë fort me të dy instrumentat që kemi në dorë, qoftë instrumentin administrativ, qoftë instrumentin penal, për të frenuar, për të bllokuar këtë dëmtim që i është bërë dhe vijon t’i bëhet mjedisit tonë dhe kryesisht ujrave të vendit tonë.

Përmes kësaj, ne do të sigurojmë kushte që lumenjtë të sjellin ujë të pastër në det, që turistët të kenë mundësi, të shijojnë pastërtinë e ujrave, pastërtinë e rërës dhe një mjedis, i cili vërtet lejon turizëm të mirëfilltë.

Të fundit

Pas dy ditësh bisedime në Zvicër, SHBA thotë arrin një marrëveshje tregtare me Kinën

Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se kanë arritur përparim në bisedimet tregtare midis dy vendeve,...

Kërcënim për votën në rrjete sociale, qytetari kallëzon në polici nënkryetarin

Një qytetar në Lushnjë ka kallëzuar në polici nënkryetarin e një subjekti politik në Lushnjë. Sipas qytetarit 28 vjeçari e ka kanosur në platformën “Messenger”, për dhënien e...

U arrestua nga SPAK, përfundon në spital babai i kandidates së Tom Doshit

Babai i kandidates së PSD-së, Limonera Bozhës u arrestua gjatë natës pasi akuzohet nga SPAK për “dhënie parash në këmbim të votës”. Ndërkohë, së...

Durrësi mbetet i Ramës, demokratët nisin me akuzat: Po hapen kutitë ku kanë blerë votat

Në një kohë kur Partia Socialiste është duke “korrur” një fitore në të gjitha qarqet e vendit, demokratët kanë nisur me akuzat për “blerje...

“Kur ti denoncon atë p… e vogël…”/ Andi Bushatin se mbajnë nervat në studio (VIDEO)

Analisti Andi Bushati tha në emisionin “Të Pakespozuarit” se në Shqipëri nuk ka zgjedhje, por ka votime. Ai vë në dukje se çdokush tjetër, përveç...

Lajme të tjera

Web TV