Bah: Nuk ka shtyrje të dytë për “Tokio 2020”, mund edhe të anulohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i IOC-së pohon mundësinë e anulimit të Lojërave Olimpike të vitit të ardhshëm. U bë Olimpiada e parë që shtyhet në kohë paqeje, por tanimë po rrezikon që të bëhet e para që të mos zhvillohet fare. Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Tomas Bah, ka deklaruar se e pranon që nuk është e mundur që të shtyhen sërish Lojërat Olimpike Verore të Tokios. Ai ka thënë se, nëse nuk mbahen vitin e ardhshëm, atëherë këto Lojëra duhet të anulohen.

Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që ishin parashikuar të mbahen këtë vit, janë shtyrë për një vit për shkak të epidemisë së virusit “Covid-19”. Organizatorët kanë thënë se nuk kanë një plan për shtyrje të dytë. Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka pranuar se do të jetë e vështirë të organizohet ngjarja më e madhe sportive në planet nëse nuk frenohet virusi. Ndërkohë, kreu i Shoqatës Mjekësore të Japonisë ka thënë se varet nga zbulimi i një vaksine.
I pyetur për këtë çështje nga rrjeti prestigjioz BBC, Bahu ka thënë: “Për këtë pyetje, ne mbështetemi në këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ne kemi marrë vendim që Lojërat Olimpike do të organizohen në një mjedis të sigurt për gjithë pjesëmarrësit. Asnjeri nuk e di se si do të duket bota pas një viti, apo pas dy muajve. Kështu që duhet të mbështetemi te ekspertët dhe të marrim vendimet e duhura.” Lojërat Olimpike Dimërore janë parashikuar të mbahen në Pekin në vitin 2022, vetëm gjashtë muaj pas atyre Verore në Tokio.

Dhe Bahu e ka thënë se Abe e ka bërë të qartë se vera e ardhshme është afati i fundit për organizimin e Lojërave Olimpike Verore në Tokio. “Unë mirëkuptoj këtë, pasi nuk mund të mbash përgjithmonë në punë 3,000 deri 5,000 njerëz në Komitetin Organizativ, – ka thënë ai për BBC-në. – Nuk mund të ndryshosh çdo vit kalendarin sportiv në mbarë botën. Nuk mund të mbash sportistët në pritje. Unë e kam një mirëkuptim për këtë qëndrim të partnerëve japonezë.”

Lexo edhe :  Zbulohet arsyeja pse Diogo Jota po udhëtonte me makinë dhe jo me avion

I pyetur se sa i bindur është se do të organizohen Lojërat Olimpike vitin e ardhshëm, Bahu është përgjigjur: “Duhet të jemi të përgatitur për skenarë të ndryshëm. Është ndërmarrë një angazhim për organizimin e këtyre lojërave në korrik të vitit të ardhshëm.”

 

 

b.gj/fjala.al

Të fundit

Milan mbetet duarbosh, kryegolashënuesi i Italisë joshet nga milionat e Arabisë Saudite

Pas refuzimeve të Dybala, Kean dhe Orsolini, skuadra arabe e Al-Qadsiah po synon transferimin e sulmuesit të kombëtares italiane...

U vuri flakën mbeturinave në Jallë të Nartës, arrest me burg për Eduart Ismailajn

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Eduart Ismailajn, 38 vjeç, i dyshuar për zjarrvënie në zonën e Jallit...

Gjylameti fjalim lamtumire: Shërbeva me ndershmëri! PS vijon historinë me kapitenin Rama

Blerina Gjylameti ka dedikuar një shkrim lamtumire dhe falenderimi me rastin e seancës së fundit parlamentare të kësaj legjislature, ku ajo ishte pjesë si...

Berisha “shuplakë” Gaz Bardhit: Kush ka shkelur ligjin, të mbajë përgjegjësi

Berisha u kthye nga Portugalia. Nga vendi ekzotik, u dallua se vapa kishte bërë të vetën. “Isha në Porto të Portugalisë, ku mbajti punimet...

Mazhoranca miraton strategjinë kundër dezinformimit dhe aktin për buxhetin 2025

Në përfundim të seancës së fundit plenare të Kuvend janë miratuar edhe të gjitha projektligjet që ishin në rendin e ditës. Kuvendi miratoi me 72...

Lajme të tjera

Web TV