Berisha kërkon myslimanët në shesh: Myftitë të mos tradhtojnë besimtarët, por të dënojnë Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Një akt prej narkodiktatori ateist!” Kështu e konsideron ish-kryeministri Sali Berisha vendimin për të mos lejuar besimtarët myslimanë të falin në shesh Bajramin, por të falen nëpër xhamia. Berisha dënon këtë vendim, për të cilin akuzon kryeministrin Edi Rama, dhe i bën thirrje “besimtarëve mysliman të mbushin nesër sheshet e qyteteve dhe fshatrave tona, t’i luten të Madhit Zot dhe të falin Bajramin”.

Berisha kërkon gjithashtu që myftitë të mos tradhtojnë besimtarët, por të dënojnë vendimin e kryeministrit Rama.

-Thirrjet që myslimanët të falen në shesh, Rama: Po nxiten nga patriotë të SHQUP-it

Reagimi i plotë

Një akt prej narkodiktatori ateist!

Miq, ne nje akt prej narkodiktatori atesit dhe ne traditen e eterve te tij barbar te urrejtjes se besimeve fetare, Edvin Kristaq Rama me nje fjali ne FB kerkon te ndaloje faljen e Bajramit, festen e besimtareve musliman qe mbyll muajin e madhnueshem te Ramazanit.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete qendrim diktatorial dhe atesit, ju bej thirrje besimtareve musliman te mbushin neser sheshet e qyteteve dhe fshatrave tona, ti luten te Madhit Zot dhe te falin Bajramin.

Ju bej thirrje te gjithe hoxhallareve te vendit, imameve, myftijve te udheheqin me urdher te te Gjithfuqishmit lutjen e besimtareve dhe te mos i tradhetojne ata si dhe te denojne qendrimin prej qafiri ateist, fondamentalist e diktatorial te Sulltan Salep Surrelit qe kerkon te dale kete dite te shenjte mbi Zotin e Madhnueshem! sb

Të fundit

Lutfi Dervishi: Vdekja si zile zgjimi

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt....

PZAP urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Lista...

“Rusia ka bërë lëshime drejt një zgjidhjeje me Ukrainën”

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance tha se Rusia ka bërë “lëshime të rëndësishme” drejt një zgjidhjeje të negociuar në luftën e saj me Ukrainën...

Zjarr pranë godinës së Bashkisë Elbasan

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një godinë të amortizuar pranë Bashkisë së Elbasanit, duke shkaktuar panik tek banorët dhe tregtarët e zonës. Ngjarja ka...

Spiropali: Shqipëria qëndron krah Ukrainës, mbështesim sanksionet ndaj Rusisë

Ukraina feston 34-vjetorin e Pavarësisë ditën e sotme, ndërsa në kuadër të kësaj ditë në Tiranë është zhvilluar një aktivitet. E pranishme në këtë...

Lajme të tjera

Web TV