Bajrami/Taulant Muka mbështet Ramën: Vendim i duhur për myslimanët, ndryshe rrezikojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Epidemiologu Taulant Muka e ka konsideruar të drejtë vendimin e Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe të Qeverisë për të mos lejuar faljen e Bajramit në shesh, por nëpër xhamia. Sipas Mukës, ky vendim është i drejtë pasi studimet tregojnë se “ndalimi i grumbullimeve mbi 50 veta eshte nje nga masat me efektive ne ndalimin e perhapjes se infeksionit”.

Sa i përket faljes në xhamia, që është ambient i mbyllur, Muka thekson se “duhen respektuar masat e higjenës, distancimit fizik dhe numri i besimtarëve që lejon sipërfaqja e një institucioni fetar në një moment kohor të caktuar”.

Reagimi i plotë

A eshte i drejte vendimi i qeverise per ndalimin e lutjes se besimtareve myslimane ne sheshin ne qender?

■Po, shume i drejte! Mos te bejme politike dhe populizem, por ti referohemi shkences. Sipas studimeve ndalimi i grumbullimeve mbi 50 veta eshte nje nga masat me efektive ne ndalimin e perhapjes se infeksionit- rezultatet paraprake tregojne nje efekt prej 35%. Duhet te kemi parasysh se aktivitete te tilla jo vetem behen ne kushtet e nje dendesie te madhe qytetaresh, por edhe te nje qendrimi bashke per nje kohe me te gjate, dy kushte qe kane efekt te larte ne perhapjen e infeksionit.

A mund te ishim ne nje situate tjeter kur besimtaret mund te mos ndalosheshin?

■Po, nese virusi do ishte çrrenjosur nga vendi yne, çfare dhe eshte qellimi i izolimit ekstrem sikurse u aplikua tek ne. Gjithsesi, qeveria deshtoi ta arrinte kete qellim, pasi sot kemi ende raste ditore te Covid.

A eshte e drejte mbledhja e besimtareve ne xhamia/kisha?

■Po, por sikurse te gjitha aktivitetet e tjera, perfshire aktivitetin arsimor, duhen respektuar masat e higjenes, distancimit fizik dhe numri i besimtareve qe lejon siperfaqja e nje institucioni fetar ne nje moment kohor te caktuar. Mosrespektimi i masave duhet denuar sipas dispozitave normative. Gjithashtu, eshte e nevojshme ajrosja e institucioneve duke lene dyert/dritare hapur. Kur eshte e mundur, njesoj si me aktivitetet e tjera, institucionet fetare duhet te inkurajojne lutjet/aktivitetet fetare te behen ne shtepi/online!

Lexo edhe :  Temperaturat e larta/ Fluks pacientësh në Urgjencë

Covid nuk duhet te na ndaloje te heqim dore nga gjerat qe i kemi perzemer, thjesht duhet te pershtatemi ti bejme disa gjera ndryshe per disa muaj!

Gezuar Bajramin te gjithe besimtareve!

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV