“Suksesi qëndron tek forca për të kapërcyer vështirësitë”, Meta uron Fiter Bajramin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i vendit Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit. Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se suksesi i njeriut qëndron tek forca për të kapërcyer vështirësitë teksa uron besimtarët që zoti t’u pranojë agjërimin.

Më tej Presidenti citon edhe porosinë e Profetit Muhamed: “Nuk do të jeni besimtarë deri sa ta doni njëri-tjetrin”.

“Gëzuar Fitër Bajramin! Sot besimtarët myslimanë kremtojnë përkushtimin dhe sakrificën e Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit, muajit të vetëpastrimit shpirtëror, të amnistisë hyjnore dhe solidaritetit njerëzor.

Agjërimi si rit abrahamik, për besimtarët risjell çdo vit nevojën e largimit nga ligësitë që janë pasojë e mospajtimit të arsyes me dëshirat.

Fitër Bajrami përcjell mesazhin e natyrshmërisë njerëzore, të paqes me veten, me njerëzit dhe universin në tërësi, nëpërmjet vetëprivimit ndaj egos dhe mposhtjes së kapriçove abuzive”, shkruan Meta.

Sipas tij, “Suksesi i njeriut qëndron tek forca për të kapërcyer vështirësitë, me dashuri dhe respekt ndaj njëri-tjetrit, siç porosit Profeti Muhamed: “Nuk do të jeni besimtarë deri sa ta doni njëri-tjetrin”.

Bashkoj lutjet e mia me ju, për jetimët, pensionistët, të sëmurët dhe të pamundurit, të cilët në këtë kohë pandemie e kanë patur më të vështirë.

Zoti ua pranoftë agjerimin gjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit! Gëzuar festën e Fitër Bajramit, me shëndet e mbarësi! Me lutjet tuaja dhe të gjithë shqiptarëve, Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku ndodhen”/b.b/fjala.al.

Të fundit

Bombardimet e SHBA në Iran, NATO: Po e monitorojmë nga afër situatën

Një zyrtar i NATO-s ka deklaruar se Aleanca po ndjek me vëmendje zhvillimet në Lindjen e Mesme, pas sulmeve...

Dasma e shekullit, 50 mijë dollarë kostoja e çdo të ftuari në martesën e Jeff Bezos

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, është gati të lidhë kurorë me partneren e tij, Lauren...

PARADA SHQIPTARE NË NEW YORK/ Një festë e identitetit dhe krenarisë kombëtare

Mijëra shqiptarë marshuan sot (dje) në rrugët e Manhattan-it, si pjesë e parades dedikuar diasporës sonë në New York. Shqiptarët manifestuan kulturën dhe identitetin...

22 qershor 1942/ Pengu i Besnikërisë, Kongresi Amerikan e miraton zyrtarisht

Më 22 qershor 1942, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, Kongresi i Shteteve të Bashkuara miratoi Pengun e Besnikërisë (Pledge of Allegiance) si...

Bylisi, krenaria ilire mbi Vjosë, po shndërrohet në qendër zhvillimi dhe edukimi (FOTOT)

Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale ndau dje pamje dhe një mesazh për Parkun Arkeologjik të Bylisit, të cilin e cilëson si një pasuri...

Lajme të tjera

Web TV