Heidi Klum zbulon sekretin e bukurisë: Përdor shampo fëmijësh për fytyrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ajo është e famshme për look-un e saj rinor dhe pamjen shumë larg viteve që mbart. Por Heidi Klum ka zbuluar sekretin e saj të bukurisë. Modelja gjermane, sot 46 vjec, ka zbuluar se për mbi 20 vjet, ajo ka përdorur një shampo të famshme për fëmijë, që ushton vetëm 2 dollarë, për të larë fytyrën e saj cdo mëngjes.

Juristja e “America Got Talent” ka shpjeguar se si shampo “Johnson’s Baby” e ka ndihmuar të ruajë gjithnjë lëkurë të freskët e të pastër. Sic shkruhet edhe në përshkrimin e produktit, kjo shampo është ideuar për të mbajtur flokët e vogëlushëve të butë, sikurse mban të butë edhe skalpin delikat të kokës së tyre.

Ndryshe nga shampot e tjera, ajo për fëmijë nuk djeg sytë dhe ndihmon në mbajtjen e fytyrës gjithnjë të freskët, fiks si një fëmijë. Pavarësisht faktit se ndër vite i është dashur të mbajë make up, për orë të tëra, modelja tregon se me këtë mënyrë, ka gjetur qetësine e nevojshme pasi është e lehtë për tu përdorur dhe aspak e kushtueshme./Fjala.al/Burimi:The Sun

Të fundit

Fluturime nga Zyrihu drejt aeroportit të Vlorës, ja kur do të jetë fluturimi i parë

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës (VIA) pritet të shndërrohet në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që...

Mbi 48 mijë shqiptarë kontribuojnë për pension privat, 10% më shumë se vitin e kaluar

Tregu i pensioneve private vullnetare vijoi zgjerimin edhe në gjysmën e parë të këtij viti, duke kaluar shifrën 48 mijë anëtarëve. Sipas të dhënave nga Autoriteti...

Dënimi i Jean-Paul Akayesu dhe kujtesa e gjenocidit në Ruandë

Më 2 shtator 1998, Gjykata Penale Ndërkombëtare për Ruandën (ICTR), e ngritur nga Kombet e Bashkuara në Arusha të Tanzanisë, shpalli fajtor dhe dënoi...

Rritje rekord e shpenzimeve për mbrojtjen, vendet e BE-së shpenzuan 343 miliardë euro

Në vitin 2024, shpenzimet e mbrojtjes në të 27 Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian arritën një shifër të paprecedentë prej 343 miliardë eurosh, një...

A do të ketë dallime në çmimet e energjisë në Gjermani?

Konsumatorët e energjisë elektrike në Gjermani po përballen me shumë probleme. Ndërsa koalicioni qeverisës në Berlin po përballet me një tjetër sprovë të re. Arsyeja: e...

Lajme të tjera

Web TV