Liverpool-Atletico, përgjegjëse për të paktën 41 viktima

Edge Health, një grup që analizon të dhënat e NHS beson  se ndeshja në Anfield Road çoi në 41 vdekje shtesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë ndeshje në futbollin europian që u zhvilluan me tifozë, duket se kanë shtuar në muajin Mars rrezikun e përhapjes së pandemisë, dhe të dhënat e konfirmuara këtë fundjacvë, tregojnë se Liverpool-Atletico Madrid është një prej tyre. Përplasja e Reds në Ligën e kampioneve kundër Atletico Madrid ‘çoi në 41 vdekje shtesë’  në analizën e të dhënave nga NHS.

Qeveria britanike dështoi të ndalojë tifozët në grumbullimin masiv që u kthye në vatër pandemie, ndërsa “festivali” i Cheltenham ka qenë gjithashtu i lidhur edhe me 37 vdekje nga coronavirus.

Skuadra e Jurgen Klopp priti rivalët e tyre spanjoll në Anfield më 11 mars para 52.000 tifozëve. Në impiantin mitik Anfield Road, ishin mes tyre. 3.000 tifozë të Atletico Madrid. Ndeshja ishte ndeshja e fundit e madhe që është lejuar të luhet në Angli para se të miratoheshin kufizimet e bllokimit. (fjala.al). Më pas  ligat u pezulluan përkohësisht për shkak të shkallës së lartë të vdekjeve nga pandemia e coronavirus.

Një raport në Sunday Times shpjegon se si Edge Health, një grup që analizon të dhënat e NHS përmes modelimit të grafikëve të të prekurve e viktimave, beson  se ndeshja në Anfield Road çoi në 41 vdekje shtesë, në një hark kohor 25 deri 35 ditë më vonë.

Më parë Imperial College London dhe Universiteti i Oksfordit kanë vlerësuar se Spanja kishte rreth 640,000 raste të koronaviruseve pozitive në atë kohë kur ndeshja u luajt ndërsa më atë fazë ishin 100,000 të prekur në Britani. Muajin e kaluar, kryetari i bashkisë së Madridit Jose Luis Martinez-Almedia pranoi se ishte një ‘gabim i madh’ që loja u lejua me tifozë.(fjala.al).

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV