Ulet numri i viktimave në Itali, Lombardia nuk jep të dhëna

dpatopbilder - 24.01.2020, China, Wuhan: Ein medizinischer Mitarbeiter überprüft den Tropf eines Patienten auf der Intensivstation des Krankenhauses «Zhongnan» der Universität Wuhan. China baut in aller Schnelle ein Krankenhaus zur Behandlung von Patienten, die mit dem neuen Virus infiziert sind. Foto: Xiong Qi/XinHua/dpa +++ dpa-Bildfunk +++

Ka rënë ndjeshëm numri i viktimave në Itali këtë të diel duke shkuar në 50,  por ajo çka ka rënë në sy është Lombardia e cila nuk ka komunikuar të dhënat e viktimave.  Vetëm një ditë më parë u shënuan 119 viktima ndërsa në total numri shkoi në 32 785.

Numri i të shëruarave gjatë 24 orëve të fundit janë 1639 persona, duke e çuar totalin e të shëruarve në 140 479.

Në Itali, të dhënat e Mbrojtjes Civile kanë raportuar rënie të ndjeshme të të shtruarve në spital ndërkohë që në kujdesin intensiv janë 553 persona , 19 më pak se dje.

Numri i përgjithshëm i personave që janë infektuar nga ky virus  që nga fillimi i epidemisë është 229 858.

/Fjala/k.b