Aleanca për Teatrin i kujton Bashës firmën: 10 muaj dhe akoma nuk ke nisur konsultimet për ‘Zgjedhoren’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit (AMT) i ka kujtuar kryeopozitarit Lulzim Basha kontratën e firmosur me ta më 25 korrik të vitit të kaluar, ku ndër të tjera, ai merrte përsipër angazhimin “për një sistem zgjedhor, që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre dhe një reformë kushtetuese”.

Por edhe pse kanë kaluar 10 muaj që kur Basha ka hedhur firmën në këtë dokument, konsultimi për reformën zgjedhore nuk ka nisur ende, sqaron AMT.

Për AMT-në “zgjidhja e vetme është miratimi i sistemit proporcional kombëtar, me lista të hapura, si e vetmja alternativë për ndryshimin e sistemit, pa ndërhyrje në Kushtetutë”.

Megjithatë, nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka asnjë lëvizje drejt ndryshimit të sistemit zgjedhor, çka i bashkon në këtë pikë me mazhorancën e Edi Ramës.

Reagimi i plotë i AMT

I nderuar z. Basha,

më 25 korrik 2019, ne, anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit (AMT), kemi nënshkruar një kontratë me ju, si kryetar i PD dhe Opozitës së Bashkuar. Në paragrafin 5 të kësaj kontrate shkruhet:

“Partia Demokratike angazhohet për një sistem zgjedhor, që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre dhe një reformë kushtetuese, që synon rritjen e kontrollit dhe balancës ndërmjet pushteteve apo forcimin e llogaridhënies dhe kontrollit ndaj pushtetit. Diskutimi mbi këtë çështje duhet të bëhet në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë në hartimin e tyre përfaqësues të të gjitha grupeve të interesit dhe shoqërisë civile.”

Sot mbushen 10 muaj nga nënshkrimi i kësaj kontrate dhe ky konsultim nuk ka nisur ende, ndërsa mbetet më pak se një javë nga afati për miratimin e reformës zgjedhore.

Në këto kushte, ne gjykojmë se zgjidhja e vetme është miratimi i sistemit proporcional kombëtar, me lista të hapura, si e vetmja alternativë për ndryshimin e sistemit, pa ndërhyrje në Kushtetutë.

Lexo edhe :  "PS bëri skemën e trenit bullgar", PD denoncon për manipulim votash në Tiranë

Ne kërkojmë gjithashtu hapjen e debatit kombëtar për një Kushtetutë të re, hartimin brenda vitit dhe miratimin me referendum në pranverë 2021.

Të fundit

Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA

Një takim i nivelit të lartë u zhvillua sot në selinë qeveritare italiane, ku kryeministrja Giorgia Meloni priti zëvendëspresidentin...

Monika Kryemadhi ndryshon profesion, merr pjesë si aktore filmi

Pas një muaji intensiv ku çdo ditë bëri fushatë për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën, Monika Kryemadhi si i është rikthyer sërish “planeve” të...

Ukraina ngre alarmin: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit

Ukraina thotë se Rusia ka nisur sulmin e saj më të madh me dronë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë, duke...

Berisha takon Presidentin e IDU në Bruksel: E njoha me farsën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Presidentin e IDU-së, Stephan Harper, në Bruksel. Lajmin e ka bërë...

Mori rreth 23 mijë vota, Gonxhe: “Nuk kam detyruar askënd”

Një ndër njerëzit që u votuan më së shumti në zgjedhjet e 11 Majit ka qenë ministri Blendi Gonxhja. Mbi 22800 qytetarë të Tiranës...

Lajme të tjera

Web TV