Emigrantët kanë përfunduar pushimet në Shqipëri dhe po largohen për në vende e tyre të punës jashtë shtetit. Në të gjitha doganat është krijuar një fluks i madh nëpër sportele, duke detyruar punonjësit që të punojnë me procedura të përshpejtuara.
Gjëndja në pikën kufitare të Morinës, kthimi i emigrantëve nga Kosova ka krijuar radhë të gjata në doganë. Ndërsa 10 mijë persona me 5 mije automjeteve kanë hyrë në Shqipëri në 48 orët e fundit.
E njëjtë situatë është reflektuar edhe në doganën e Kapshticës, në të cilën ditën e djeshme kanë hyrë 3125 persona dhe kanë dalë 5274 të tjerë. Në doganën e Qafë-Thanës kanë hyrë 3210 persona dhe kanë dalë 3138 te tjerë.
Ndërsa në Kakavijë nga ora 01:00 deri në 08:00 janë larguar drejt Greqisë 3120 persona me 7 autobusë, ndërsa kanë ardhur në Shqipëri 890 persona me 8 autobusë./Fjala.al