Rudina Hajdari: Pse ambasadorja Kim po tremb politikanët shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazeta Fjala në verisonin print ka patur sot si titull kryesor: Yuri Kim, ambsadorja që po tremb politikën shqiptare. Po pse po trëmben politikanët shqiptarë nga diplomatja amerikane? Rudina Hajdari deputete në kuvend tha në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU  se arsyeja kryesore është se liderët kryesorë në Shqipëri kanë frikë nga Reforma në Drejtësi që ambasada amerikane po e mbështet fort.

-A po e tremb Yuri Kim politikën shqiptare?

-Po, po e tremb.

-Pse?

-Po sepse edhe ajo guxon. Guxon të thotë të vërtetat.

-Ju e keni takuar dhe ja keni shprehur këto, zonja Hajdari?

-Absolutisht, kam marrëdhënie të vazhdueshme me ambasadoren dhe ambasadorët e tjerë, sepse dhe në rolin që kam duhet një bisedë e vazhdueshme.

-Çfarë ju ka thënë zonja Kim?

-Ajo mendon që beteja për ndryshimin e sistemit është  një betejë e drejtë.

-Pra ambasada amerikane dhe ambasadorja Yuri Kim e mbështet reformën me lista të hapura dhe sistemin danez?

– Patjetër që ambasadat nuk munden në mënyrë të drejtpërdrejtë  të ndërhyjnë të sistemi por mund të sugjerojnë dhe rekomandojnë. Ata e kuptojnë të vërtetën, që shumë njerëz kanë humbur besimin te politika shqiptare, tek elita e vjetër, tek ata persona që kanë shumë vite që mbajnë pushtetet./Fjala/k.b

https://youtu.be/BQNg3hXQ608

Të fundit

Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët, nuk guxojnë ta kundërshtojnë

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak, e cila u karakterizua nga debatet, pasi këshilltarët e opozitës përsëritën kërkesën për...

Mero Baze: A duhet ta lavdëroj Këlliçin që po mbron Veliajn?

MERO BAZE - Belind Këlliçi pretendon se Erion Veliaj është arrestuar për arsye politike, pas protestave të tij para Bashkisë, dhe pas “detyrimit” të...

“11 maji nuk ishte farsë, por humbje me 300 mijë vota”

"Nuk ka farsë, por humbje me 300 mijë vota për PD’, kështu është shprehur ish- deputeti i PD Fatbardh Kadilli teksa komentoi zgjedhjet e...

Ambasadorët në Kosovë: Klasa politike po zhgënjen popullin

Ambasadorët e akredituar në Kosovë u rikthyen në Kuvend me shpresën se do të bëheshin dëshmitarë të konstituimit të Parlamentit. Por shpresa shpejt u kthye...

Alimehmeti: Ka ardhur koha për rotacion në PD

Doktori i ri nuk e ka problem moszbatimin e statutit nga ai i vjetri. Ilir Alimehmeti është i mendimit se diskutimi për largimin apo jo...

Lajme të tjera

Web TV