Nëse masat ndaj Covid-19 hiqen shpejt, OBSH ka këtë paralajmërim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa shumë vende të botës kanë lehtësuar masat kundër koronavirusit, Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka paralajmëruar ato se mund të përballen me “valën e menjëhershme të dytë” të të infektuarve.

Në pjesën më të madhe të Evropës dhe Azisë Lindore, virusi duket se është zbehur, por pjesa tjetër e botës është ende duke luftuar valën e parë të tij.

Shefi i programit për emergjenca të OBSH-së, Mike Ryan, tha se virusi tani po përhapet në pjesë të Amerikës Latine, Azisë së Jugut dhe Afrikës.

Ryan tha se pandemitë shpesh ndodhin në valë, që do të thotë se zonat ku vala e parë është heshtur, mund të goditen përsëri këtë vit. Ka po ashtu shanse që niveli i infeksioneve të rritet, nëse masat për të frenuar valën e parë lehtësohen shumë shpejt, paralajmëroi Ryan.

Koronavirusi ka infektuar afro 5.5 milionë njerëz në gjithë botën dhe ka vrarë mbi 346,000. Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave: mbi 1.6 milion, përkatësisht mbi 98,000. Shtetet më të goditura në Evropë janë Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Italia dhe Franca./b.b/fjala.al

Të fundit

Habit zyrtarja e PD/ Për lirinë e medias e ka fajin Yuri Kim!

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Adriana Kalaja, ka bërë një reagim të çuditshëm në rrjetet sociale, duke e...

Ministri izraelit i Financave: Plani i Netanyahut për Gazën do të dështojë

Përshtatur në shqip, artikull i Corriere Della Sera Ajo që po indinjon botën, masakra e dhjetëra mijëra banorëve të Gazës, është pikërisht ajo që po...

Toka pjellore e Pilincëve!

Nga Lavdrim Lita Gjermani Otto Witte, me profesion akrobat orvatej rrugëve të Stambollit, takon papritur një mik që e njihte prej kohësh, Ismail Arsim, djali...

“Izraeli e ka humbur humanizmin”/ Vrasja e gazetarëve në Gaza, reagime nga organizatat

Organizatat ndërkombëtare të medias dhe liderët botërorë kanë dënuar vrasjen e dy gazetarëve dhe tre kameramanëve të Al Jazeera dhe një gazetari të pavarur...

Ronaldo i propozon Georginës për martesë, unaza miliona dollarëshe bën xhiron e botës

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez janë zyrtarisht të fejuar! Pas një lidhjeje që ka zgjatur mbi 7 vite, superylli portugez i futbollit i ka...

Lajme të tjera

Web TV