Covid-19/ Konfindustria: Të hapen të gjitha bizneset, të kthehet në normalitet jeta ekonomike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konfindustria i ka kërkuar qeverisë dhe grupit të menazhimit të krizës kundër Covid-19, që të rikthejnë në normalitet jetën ekonomike për të gjitha bizneset si dhe lirinë e plotë të lëvizjes së qytetarëve në të gjithë vendin.

Përmes një deklarate, konfindustria shpreh se këto kufizime i kanë shkaktuar një dëm kolosal ekonomisë, që llogaritet në 1,2 miliardë dollarë, 1% për atë formale, dhe mbi 2 miliardë dollarë për atë reale.

”Konfindustria i kërkon ekzekutivit dhe grupit të menaxhimit të krizës kundër Covid 19 rikthimin e menjëhershëm në normalitet të jetës ekonomike për të gjithë kategoritë e biznesit në hapësirat gjeografike në shkallë vendi pa përjashtim dhe pa pritur afatin subjektiv kohor të paracaktuar të 1 qershorit. Gjithashtu, është  shumë e rëndësishme dhënia e menjëhershme e lirisë së plotë të lëvizjes së qytetarëve në të gjitha qarqet e vendit”, thuhet në njoftim.

Konfindustria shpreh shqetësimin për vonesat e tejskajshme dhe të paarsyetuara të rikthimit në normalitet te jetës ekonomike në vend. Shqipëria, pavarësisht se praktikisht nuk kishte asnjë pasojë nga pandemia globale Covid 19, është vendi i fundit, në lehtësimin e masave shtrënguese.

“Të gjitha vendet historike të BE, që u prekën më dhjetëra herë më rëndë sesa Shqipëria nga kriza shëndetësore e Covid 19, zbatuan masa shumë herë më të lehta të izolimit dhe njëkohësisht janë shumë më përpara në rikthimin në normalitet. E njëjta gjendje është edhe për vendet e Rajonit, që praktikisht janë rikthyer në normalitet të plotë. Përfundimi është një faturë financiare shumë më e rëndë krahësimisht vendeve të tjera për qytetarët dhe goditje e fortë ndaj fuqisë së konkurrencës të ekonomisë shqiptare”, thuhet më tej.

Konfindustria vlerëson, se masat shumë jo përpjesëtimore ndaj rrezikut shëndetësor real dhe sidomos vonesat e rikthimit në normalitet të lëvizjes së qytetarëve dhe aktivitetit të bizneseve, i kanë shkaktuar një dëm kolosal të papërligjur ekonomisë kombëtare.

Lexo edhe :  Paketa e Maleve, Rama publikon hartën: 787 aplikantë në vetëm 5 ditë

Vetëm në muajt mars dhe prill 2020 vlerësimit e Konfindustrisë, të pranuare dhe nga përfaqësues të ekzekutivit, kanë përllogaritur një dëm ekonomik prej më shumë se 1,2 miliardë $ për ekonominë formale dhe mbi 2 miliardë $ për ekonominë reale të Shqipërisë.

Nga vlera e mësipërme të paktën 350 milionë $ përllogariten të jenë dëme të shkaktuara drejtpërdrejtë nga keqmenaxhimi i krizës. Fatura e mësipërme po vazhdon të rritet me çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë vonesë drejt rikthimit në normalitet.

Konfindustria vlerëson, se vonesat e papërligjura, jo profesionale dhe të paarsyetuara për rikthimin e jetës normale në vend, përveç rëndimit shkatërrimtar të faturës financiare për qytetarët, biznesin dhe ekonominë kombëtare në afatgjatë, rrezikojnë të vënë në pikëpyetje dhe të zbehin krejtësisht vetë-qëllimin dhe të gjithë masat e ndërmarra deri më tash nga ekzekutivi kundër Covid 19.”/b.b/fjala.al

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV