Aleanca për Teatrin paralajmëron protestë të madhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thekson se po vijojnë protestat në të gjitha qarqet e vendit, kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Pas protestave në qarqe, Aleanca për Teatrin paralajmëron një protestë të madhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do të kërkohet mes të tjerash hetim ndërkombëtar për çështjen e teatrit.

“Ka kaluar më shumë se një javë nga shembja barbare e godinës së Teatrit Kombëtar nga qeveria shqiptare me një sulm terrorist ku forcat speciale dhe policia e shtetit u përdorën për të nxjerrë artistët dhe qytetarët me dhunë nga shtëpia e tyre. Përgjatë kësaj jave mediat më të mëdha botërore kanë pasqyruar ngjarjen dhe protestat e artistëve dhe qytetarëve po vijojnë në të gjitha qarqet për të çuar në një protestë të madhe në bulevardin Dëshmorët e Kombit ku do të kërkohet:

1.Pezullimi i çdo lloj aktiviteti në truallin e kompleksit të Teatrove Kombëtare.

2.Hetim Kombëtar dhe Ndërkombëtar i çështjes së Teatrit Kombëtar dhe vrasjes së mbetur në tentativë, shembjes së tij që nisi kur shumë artistë e qytetarë ishin ende brenda në ndërtesë dhe dhunës së ushtruar mbi të ndaluarit si gjatë operacionit policor të zhvilluar në kushtet e ndalimqarkullimit për shkak të pandemisë ashtu edhe gjatë protestave të zhvilluara më vonë gjatë ditës më 17 maj 2020.

3.Rindërtimi i kompleksit të Teatrit Kombëtar ashtu siç ishte aty ku ishte, jo vetëm si tempull i kulturës dhe trashëgimisë, por në këta dy vjet e tre muaj edhe si tempull i institucionit të protestës, lirisë, demokracisë dhe qytetarisë.

4.Largimi i menjëhershëm nga detyra i Kryetarit të Bashkisë dhe pjesëtarëve të Këshillit Bashkiak si personat që i dhanë fund me vullnet të plotë Teatrit Kombëtar duke shkelur çdo ligj, ndërkohë që mundësinë e kishin të prisnin dhe mos ta zbatonin VKM-në pasi ajo u çua për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese nga Presidenti i Republikës.

Lexo edhe :  BIRN: Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

5.Ne e pamë sesi pushteti e shembi Teatrin. Ne e pamë sesi Teatri i vjetër e shembi drejtësinë e re. Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë e të tjera organe të drejtësisë nuk funksionojnë. Duke e provuar me viktimën e parë të drejtësisë së munguar, Teatrin Kombëtar, që kushtetuta shkelet nga një parlament ilegjitim dhe qeveri kriminale qendrore dhe lokale, si dhe duke qenë se ne po zgjojmë përfaqësimin qytetar në vendimarrje, ne kërkojmë drejtësi, demokraci, dhe kjo arrihet me rrëzimin e kësaj qeverie për t’i hapur rrugë njëherë e mirë një epoke të re për Shqipërinë, e cila do të futet në Europë përmes Artit, Kulturës dhe Trashëgimisë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të mbetet një lëvizje kulturore-qytetare jo partiake e hapur për qytetarët nga i gjithë spektri politik dhe si e tillë do të nxisë vlerat më të mira të qytetarisë duke protestuar kundër kësaj qeverie tashmë antikulturë, të dhunshme e diktatoriale”, thuhet në deklaratën e Aleancës./b.b/fjala.al

Të fundit

SPAK nis operacionet edhe në Zvicër, zbulohet arsyeja madhore

SPAK e ka vënë Zvicrën në shënjestër, shkruajnë mediat zvicerane “Blick” dhe CH Media. Sipas tyre, një klan kriminal...

Tragjas, raportohet zjarr i madh! Përfshihet pylli dhe kullota

Sot pasdite, një zjarr i madh ka rënë në fshatin Tragjas, Njësia Administrative Orikum. Flakët kanë përfshirë zonën me pyll dhe kullotë, duke u përhapur...

SPAK ndoqi edhe presidentin e Erzenit! Sekuestrohen resorti dhe vila 1 mln € në Dhërmi

Ndër personat për të cilët është lëshuar masë “arrest me burg” në kuadër të operacionit që SPAK zhvilloi sot në goditje të grupit kriminal...

Tension SHBA-Izrael: “Mos më thuaj më se njerëzit atje s’kanë uri!”

Një bisedë e tensionuar është regjistruar midis Donald Trump dhe Benjamin Netanyahut. NBC News ka zbuluar se Presidenti amerikan e ngriti zërin dhe e...

Gjermania nuk jep më armë për Izraelin

Vendimi i izraelit për të pushtuar Gazën, ka nxitur reagime të forta rreth botës, me shumicën e vendeve qe po e shohin këtë si...

Lajme të tjera

Web TV