Rikuperohet dyshja e “zjarrit”, “Red Devils” me Rashford dhe Pogba

Mendohej se Rashford e kishte mbyllur sezonin pas një operacioni në shpinë, ndërsa Pogba, nuk kishte figuruar thuajse aspak

Nga : Fjala.al

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse në kampionatin anglez të futbollit ende nuk i kanë të qartë disa mekanizma sesi do të rikthehen në fushë duke respektuar protokollin e sigurisë nga pandemia, klubet elitare vazhdojë përgatitjet. Shumë skuadra kanë probleme me lojtarët që nuk dëshirojnë të kthehen pasi kanë frikë, por te Manchester United nuk ekziston kjo çështje.

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer tha se kur kampionati të rikthehet, dy yjet e skuadrës, Marcus Rashford dhe Paul Pogba, do të jenë të gatshëm për të luajtur titullarë.

Mendohej se Rashford e kishte mbyllur sezonin pas një operacioni në shpinë, ndërsa Pogba, nuk kishte figuruar thuajse aspak në formacionin e “Djajve” këtë sezon, për shkak të dëmtimeve të shumta. Por sipas Solskjaer, të dy do të jenë gati.

“Mendoj se Pogba dhe Rashford duken mirë fizikisht dhe janë bashkuar në stërvitje e kanë bërë të njëjtat seanca stërvitore si pjesa tjetër e skuadrës. Kur futbolli të rifillojë, do të kemi një skuadër të plotë dhe të gjithë lojtarët do të jenë të gatshëm për t’u përzgjedhur, çka është një lajm shumë i mirë për mua dhe stafin teknik” tha Solskjaer.

“Lojtarët janë kujdesur për veten dhe e kanë bërë mirë këtë. Charlie Owen, trajneri i fitness, Kieran McKenna, Michael Carrick dhe Martyn Pert i kanë kontrolluar gjatë gjithë kohës. Ata nuk kanë qenë shumë ditë pushim” tha trajneri për kolegët e tij.

 

Të fundit

Kush është shqiptari me rreth 50 dënime që u lejua të qëndrojë në Britani (EMRI)

Shqiptari Zenel Beshi, me afro 50 dënime, ka fituar të drejtën të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht kërkesës...

Bypass-i i Vlorës/ Rama ndan pamjet: Bukur dhe pastër (VIDEO)

Bypass-i i Vlorës është një segment kyç për turizmin bregdetar, sidomos gjatë sezonit turistik redukton mbipopullimin e trafikut në qytetin e Vlorës, si dhe në...

“Turizmi rritet, por gjithnjë e më shumë dyer biznesesh po mbyllen!”

Deputetja demokrate Jorida Tabaku në një postim në rrjetet sociale, shprehet  se turizmi në Shqipëri po rritet me shumë turistë të huaj që vijnë...

Më i dhunshmi në 40 vjet, tërmet i fortë në Campi Flegrei

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.6, u ndje në Napoli dhe në zonën e Campi Flegrei në orën 12:47. Mediat italiane bëjnë të...

Berisha: Nga 54 vite punë, bashkë me gruan kam vetëm një apartament 40 metra katror

Sali Berisha ka reaguar pasi GJKKO vendosi që të shtyjë seancën e parë për çështjen “Partizani”. Ai thotë se gjyqi ndaj tij është politik, pasi...

Lajme të tjera

Web TV